Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga Vorë-Kuç, Reforma e re Administrative
English

Rruga Vorë-Kuç, Reforma e re Administrative

ZËVENDËSKRYEMINISTRI NIKO PELESHI INAUGUROI RRUGËN VORË – KUÇ, NJË PROJEKT I FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT QË LIDH DISA FSHATRA TË BASHKISË EKZISTUESE VORË. I PRANISHËM NË INAUGURIM ISHTE DHE DEPUTETI I ZONËS, ARTAN GAÇI SI DHE BANORË TË VORËS.

Zëvendëskryeministri bisedoi me banorët për ndikimin e Reformës Territoriale Administrative në rritjen e kapaciteteve të bashkive, por edhe mbi instrumentet si Fondi Shqipëtar i Zhvillimit dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve të cilat do të riformatohen për të mbështetur nga afër njësitë e reja të qeverisjes vendore.

“Reforma Territoriale është një hap shumë pozitiv, e para sepse krijon bashki më të mëdha, kursen një pjesë të fondeve që deri dje përdoreshin për shpenzime të fryra administrative dhe këto para tani mund të përdoren për investime. Ka kapacitete më të mira një bashki e madhe sesa një komunë e vogël dhe kapacitetet janë shumë të rëndësishme kur vjen fjala për projektimin e investimeve apo punëve publike, por edhe për zbatimin e tyre. Por edhe ne si qeveri do t’i forcojmë shumë, Fondin Shqiptar të Zhvillimit i cili ka realizuar këtë rrugë, por edhe Fondin e Zhvillimit të Rajoneve si instrumente që do të punojnë pranë bashkive të mëdha për t’i mbështetur në projektim, në financim por edhe në zbatimin e projekteve.” – u shpreh Zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Deputeti Artan Gaçi u shpreh po ashtu me tone optimiste për perspektivën e zhvillimit të bashkisë së re të Vorës.

“Vora kthehet, me Reformën e re Administrative, në një fuqi ekonomike duke qenë se është në zemër të Shqipërisë dhe bashkë me Bërxullën dhe Prezën kthehen në një pol shumë të rëndësishëm ekonomik” – tha deputeti Artan Gaçi.

Një shqetësim i ngritur nga banorët lidhej me furnizimin me ujë të pijshëm, ku pavarësisht investimeve në ujësjellës, Vora dhe fshatrat përreth vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit. Zëvendëskryeministri e konsideroi këtë si një rast tipik të keqmenaxhimit të investimeve dhe theksoi se qeveria është e vendosur t’i japë fund kësaj situate.

“Ne duam t’i japim fund historisë së miliona e miliona eurove të shpenzuara në gjithë Shqipërinë për ujësjellësa, kanalizime, impiante të përpunimit të ujërave dhe që sot janë jashtë funksionit. Shqipëria mesa duket nuk ka vuajtur nga mungesa e fondeve, por ka vuajtur nga keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi” – u shpreh Zëvendëskryeministri Peleshi.

KOMENTE