Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
21- 23 gusht në Berat do të organizohet Festivali Multikulturor
English

21- 23 gusht në Berat do të organizohet Festivali Multikulturor

Në datat 21- 23 gusht në Berat do të organizohet për tri netë Festivali Multikulturor, me 12 aktivitete artistike, të cilat synojnë promovimin e Beratit dhe të vlerave të trashëgimisë kulturore që mbart ky qytet.

Festivali, në idenë e organizatës “Njerëz dhe ide” vjen edhe si pjesë e kalendarit artistik veror që përgatiti disa muaj më parë Ministria e Kulturës, kalendar i cili këtë vit është hartuar për herë të parë në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe ka në vëmendje dhe qytete, apo zona të ndryshme të vendit.

Për Beratin organizatorët premtojnë jo vetëm promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore, por dhe ato të traditës popullore, ndërsa në skena do të jenë emra të njohur artistësh nga Shqipëria dhe Kosova.
Nuk do të mungojë dhe organizimi i të tjerë aktiviteteve artistike dhe panaireve në festivalin multikulturor për promovimin e qytetit të Beratit, vlerave kulturore.

Ky aktivitet këtë vit vjen në edicionin e parë dhe premton që do të jetë një event tradite për promovimin e vlerave. Në tri ditë në këtë festival do të ketë panaire, ku artizanët do të ekspozojnë punimet e tyre. Muzika do të jetë shumë në vëmendje, veç asaj të traditës në skenë gjatë ditëve të festivalit do të jetë dhe Dren Abazi dhe Elina Duni, nuk mungon dhe animacioni, aktivitete me romët, etj.

I rëndësishëm do të jetë edhe atelieri i Multimedias udhëhequr nga profesor Vladimir Myrtezai, ekspozita e piktorëve të vegjël, animatorët, konferenca “Trashëgimia kulturore, kujtesë, identitet” në muzeun “Onufri”, si dhe projeksionet me videoart në kala.

Berati është qytet i muzeumeve dhe monumenteve të artit dhe kulturës, të cilët do të qëndrojnë hapur dhe falas për të gjithë vizitorët.

Mangalemi, Kalaja ,Gorica janë lagje ku kanë lënë gjurmë piktorë me emër që nga Onufri e shumë piktorë si Sotir Capo, Yzedin Shelegu, etj.

Fëmijët e grupit "Art Color" e kanë lidhjen me vizatimin nga këto vlera të qytetit. Keta femije do të jenë pjesë e rëndësishme e Festivalit Multikulturor te Beratit me pikturat e tyre.

Festivali Multikulturor mbështetet nga Ministria e Kulturës, bashkia e qytetit të Beratit dhe DRKK-Berat.

KOMENTE