English

Skandali. Rama: e keqja nuk ka parti dhe nuk mund të gjejë vend mes nesh (VIDEO)

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, në lidhje me skandalin e Sarandës, ku nëpërmjet rrjetit social Twitter ai u është përgjigjur akuzave nga kreu aktual i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të partisë nga selia blu.

Në mesazhin e tij, Rama thotë se me t’u marrë vesh si ngjarje, brenda ditës, policia ka mundur ta arrestojë personin e përfshirë në skandal, zyra e deputetit të Vlorës Koço Kokëdhima është distancuar prerazi, ndërsa PS e përjashton tërësisht.

“Për ne - thotë kryeministri - e keqja nuk ka parti dhe nuk mund të gjejë vend mes nesh. Vaj medet për PD, - shton më tej Rama, - që e shijon skandalin duke e ripërtypur në mensën e SHQUP-it, ku gatuhet gjella e një politike të vjetër e të ulët”, ka përfunduar reagimin e tij zoti Rama.

Rama deklaroi se arrestimi, distancimi i zyrës së deputetit Koço Kokëdhima dhe përjashtimi nga Partia Socialiste e Agron Canes, janë masat e duhura për të treguar se e keqja e cila nuk njeh parti, s’ka vend mes socialistëve.

“Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës! Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh”, u shpreh Rama.

Përsa i përket akuzave të shumta të Partisë Demokratike lidhur me skandalin, Rama u shpreh se opozita po shijon gjellën e fëlliqur të një politike të vjetër e të ulët.

Komunikata informoi se Agron Cane, si një nga aktivistët pranë Zyrës, kishte për detyrë të sqaronte ankesat dhe kërkesat e qytetarëve dhe nuk kishte asnjë kompetencë punësimi. Ai ka dhënë dorëheqjen në 15 korrik të këtij viti për arsye personale.

Vidoja e plotë
2140

KOMENTE