English

PD: Mblesëria e Ramës me krimin

Deklaratë e Partisë Demokratike

Modeli që ka krijuar dhe promovon Edi Rama, po jep cdo ditë rezultate.

Teksa ka inkriminuar administratën, zyrat e shtetit, parlamentin, Edi Rama i ka dhënë leje cdo zyrtari, cdo kujt që ka lidhje me oligarikë që të shkelë ligjin, rregullin, moralin.

Duke futur në parlament të dënuarin për trafik prostitucioni, duke emëruar trafikantët e drogës e rrëmbyesit e fëmijëve në poste kyce, Rama i ka hapur dritën jeshile abuzimit në cdo drejtim.

Në këtë mënyrë, ai ka dhënë lejen për miqtë e tij të ndërtojnë pa leje.

Ka krijuar lehtësitë që zyrtarët dhe përfaqësuesit politikë të kërkojnë favore seksuale.

Ka ngritur sistemin e një korrupsioni masiv.

Mblesëria e Edi Ramës me përfaqësuesit më në zë të trafikut të drogës e botës së krimit, ka sjellë në jetë oligarkinë e sotme në veprim.

E vetmja gjë e qëndrueshme sot është lidhja rreth pushtetit dhe qeverisjes e një rrjeti të madh trafikantësh e ish-të dënuarish për vepra të rënda penale.

Partia Demokratikedo të vazhdojë cdo ditë të bëjë transparencë me dhe për qytetarët e vendit, në emër të interesit më të lartë publik.

KOMENTE