Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Silvi Bardhi : Me Edi Ramën, inkriminimi i administratës është i pandalshëm
English

Silvi Bardhi : Me Edi Ramën, inkriminimi i administratës është i pandalshëm

Denoncim i Koordinatores për Mediat, Silvi Bardhi



Me Edi Ramën, inkriminimi i administratës është i pandalshëm.

Në vitin 2009, Erjon Bojaxhi u ndalua nga Policia në Rinas pasi po tentonte të nxirrte nga Shqipëria 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë.

Një sasi e madhe parash me burim kriminal, e cila nuk mund të transferohej në llogari të sigurta jashtë përmes bankave.

Bojaxhi ishte një korrier që e bënte shpesh këtë punë.

Çfarë mendoni se ka ndodhur me të arrestuarin nga policia në vitin 2009 në Rinas me këtë shumë të madhe parash?

Me Edi Ramën, ai është bërë kontrollor në Rinas.

Përtej imagjinatës më djallëzore, rilindja ka caktuar si monitorues në Rinas, një person që dikur Rinasin e shfrytëzonte për të kaluar paratë e krimit, të korrupsionit, apo të burimeve të tjera të paligjshme.

Ky pra është modeli që promovon në publik Edi Rama.

Sa më e errët, problematike, e kriminale e shkuara, aq më e sigurtë e ardhmja me këtë qeveri, me këtë kryeministër.

Ky është një nga rastet e shumta që rrëzon propagandën e zmadhuar por boshe të Edi Ramës, për meritën, shanset e barabarta.

Çfarë do t’u thotë ai të rinjve të vendit, por edhe të rinjve socialistë, që kanë nevojë për punë.

Mos u lodhni kot për tu bërë profesionistë, se vendet janë zënë nga zanatçinjtë e krimit.

KOMENTE