Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 shtator 2014. Nis sesioni i ri parlamentar. Çështja kryesore: diskutimi mbi kthimet e 5 dekreteve
English

1 shtator 2014. Nis sesioni i ri parlamentar. Çështja kryesore: diskutimi mbi kthimet e 5 dekreteve

Me fillimin e shtatorit për parlamentin nis edhe sesioni i ri parlamentar.

Dita e parë e këtij sesioni do të hapet në orën 17:00 me diskutimin për votim, të pesë dekreteve të kthyera nga Presidenti i vendit Bujar Nishani.

Pesë dekretet, ajo për Policinë e Shtetit, Shkollën e Magjistraturës, Gjykatën Administrative, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe reformën e re territoriale, u diskutuan dhe u rrëzuan në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e premte.

Nuk dihet ende qëndrimi i opozitë, por në orën 13:00 do të mblidhet grupi parlamentar i PD për të vendosur për bojkotin.
Ndërkohë Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, pas një takimi që zhvilloi me Kreun e PD, Lulzim Basha ka deklaruar se ditën e sotme, pas diskutimit edhe me deputetët e tjerë të opozitës do të vendosin nëse do të qëndrojnë në bojkot parlamentar apo jo.
Opozita ka bojkotuar punimet e kuvendit që pas incidentit në Parlament mes dy deputetëve socialistë dhe atij demokrat Strazimiri.

Gjithashtu në seancën e sotme do të diskutohen edhe dekretet për shkarkimin e Ilirjan Celibashit nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe për emërimin e Ermonela Felajt, në këtë detyrë.

Jo më larg se dje, në Durrës u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kabineti i tij, për të diskutuar dhe shpërndarë detyrat para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

KOMENTE