English

Dy të moshuara në Durrës gjenden me qese plastike në kokë dhe të lidhura

Një ngjarje makabër ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku 2 të moshuara kunata të moshës 70 dhe 75 vjeç, Elsa dhe Gjinovefa Vava, janë gjetur të dhunuara dhe më pas të mbytura me qese plastike në kokë në banesën e tyre në lagjen 11.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me një çështje pronësie pasi dy të moshuarat ishin pronare të disa pasurive të paluajtshme për të cilat ishin në proces gjyqësor.

Policia ka marrë në pyetje fqinjët e tyre, ndërsa një grua e paralizuar që jetonte në katin e parë të ndërtesës, sipas policisë nuk ka dëgjuar asgjë për atë se çfarë mund të ketë ndodhur gjatë natës në katin e dytë të shtëpisë së saj.

Vijon...

KOMENTE