English

Vidhet kazinoja në Laprakë

Në orët e vona të natës duke u gdhirë e mërkurë në zonën e Laprakës në Tiranë 3 persona me maska kanë vjedhur një kazino.

3 persona të veshur me të zeza, nën kërcënimin e armës kanë marrë paratë dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk dihet identiteti i 3 personave si dhe sasia e parave të grabitura.

Policia është vendosur në kërkim të 3 autorëve, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të ditës së sotme.

KOMENTE