English

Milionerët në Tiranë. Seks dhe shantazh në këmbim të mijëra eurove (VIDEO)

Një skemë hollivudiane e parë ndoshta shpesh në filma. Një gardiane burgu, por bukuroshe, fuste në kurth njerëz që evidentoheshin më parë si të pasur dhe më pas vinte stresi i ferrit. Miku i saj me një të kaluar policore e me targën e të fortit, vinte gjoba me anë të shantazhit.
Një skemë “thriller” gjobvënie, e cila ka funksionuar për muaj të tërë dhe që është zbuluar nga hetimi special i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ky është operacioni i arrestimit të ish-gardistit Ermal Mrruku, që ishte truri i kësaj skeme.
Si për ironi, 28-vjeçari është prangosur në derën e Prokurorisë së Tiranës, e cila kishte muaj që e hetonte, ndërsa autorja kryesore e shantazhit, Klodiana Driza, është prangosur në banesën e saj.
Burime hetimore për “Ora News” kanë sqaruar gjithë skemën me të cilën fuste në kurth, çifti i arrestuar, persona kryesisht të martuar dhe me pasuri. Në këmbim të një nate me gardianen bukuroshe, viktimat ndëshkoheshin me gjoba që shkonin nga 1 deri në 5 milionë lekë.
Vajza që pas shërbimit në burgun e Vaqarrit, hiqte uniformen e policit, i filmonte ose fotografonte gjatë marrëdhënies viktimat dhe më pas i përdorte, sëbashku më të dashurin Ermal Mrruku, i shantazhonin ata që kishin rënë në rrjetën e saj.
Në shumicën e rasteve, gjoba merrej vetëm me filmimet e siguruara, kurse në raste të tjera, kur nuk arrihej qëllimi, përdorej dhe dhuna, edhe armët e zjarrit.
“Pas një hetimi të specializuar me metoda proaktive, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dy gjobvënieve.
Më datë 08 Korrik 2013, dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës shtetasin A.Xh, duke i kërkuar një shumë parash prej 5000 euro.
Më datë 05 Tetor 2013, dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës shtetasin E.H, duke arritur që të përfitojnë dy apartamente, automjet si dhe shumën e parave prej 60.000 euro” thuhet në njoftimin e policisë.
Ermal Mrruku ka punuar deri në qershor të vitit 2013 në Gardën e Republikës, por është larguar nga kjo detyrë, sepse akuzohej për një tjetër rast dhunimi dhe pengmarrjeje, që mendohet se është i lidhur me skemën që ka zbuluar Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan; një automjet Wolksvagen pasat me targe AA327 JD, 7 aparate celulare, 4 karta sim, një lap top, një dvd.
Aktualisht, vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartëpërmendur, pasi dyshohen të jenë dhe autor të ngjarjeve të tjera kriminale me këtë tendencë, të ndodhura në Tiranë.
Materialet proçeduriale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”.
2150

KOMENTE