Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacione policore për gjobvënie dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestime
English

Operacione policore për gjobvënie dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestime

1. Ditën e djeshme, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Sektori Kundër Krimeve të Rënda, pas një hetimi intensiv për një periudhë disa mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Gjobëvënësi” duke realizuar ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit:

Ermal Zef Mrruku, 28 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të K.Penal, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Renda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“.
Klodiana Muharrem Driza, 28 vjeç, banuese në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë për vepren penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të K.Penal me masë sigurie “Arrest me burg“ të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Pas një hetimi të specializuar me metoda proaktive, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dy gjobvënieve, dhe më konkretisht:

Më datë 08 Korrik 2013, dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës shtetasin A.Xh, duke i kërkuar një shumë parash prej 5000 euro.

Më datë 05 Tetor 2014, dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës shtetasin E.H, duke arritur që të përfitojnë dy apartamente, automjet si dhe shumën e parave prej 60.000 euro.


Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan ;

një automjet Wolksvagen Pasat me tar gë AA327 JD, 7 aparate celulare, 4 sim card, një lap top dhe një dvd,
Aktualisht, vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartëpërmendur, pasi dyshohen të jenë dhe autor të ngjarjeve të tjera kriminale me këtë tendencë, të ndodhura në Tiranë.

Materialet proçeduriale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal.

2. Nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, u finalizua një operacion antidrogë, duke arrestuar dy shtetas dhe sekuestruar sasinë prej 5 kg lëndë narkotike Heroinë.


Bazuar në shtrirjen në kohë të një hetimi me metoda proaktive, u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasve :

England Nesim Hyseni, 32 vjec, banues në Tiranë,
Tahir Tahir Avdia, 33 vjec, banues në Tiranë,
Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës në zonën e Unazës së Re me një sasi prej 5 kg lëndë narkotike Heroinë, e cila ishte e fshehur në një automjet. Materialet në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë.

KOMENTE