English

Pastroni fytyrën me avull në shtëpi

Per te shmangur harxhimet e teperta dhe per te kursyer kohe, mudohuni t’i shmangni takimet me estetisten, pastrimin e thelle te lekures mund ta beni dhe ju vete ne shtepine tuaj duke perdorur avullin e ujit te ngrohte. Ky sistem mund te perdoret per te gjithe trupin.
Kjo lloj teknike pastrimi shprehet Bimë mjekësore, eshte perdorur qe ne kohen e romakeve. Te mirat primare jane: hap poret, heq qelizat e vdekura, permireson qarkullimin, te lejon nje pasterti ne thellesi te lekures dhe eshte efikase per aknet dhe pikat e zeza.

Avulli, pervec te tjerash ndihmon ne aksionin e trajtimeve estetike: kremrat hidratante dhe Vajrat Natyrale thithen me lehte nga lekura e ne thellesi, pasi poret jane te hapura mire, produktet eksfoliante japin rrezultat te mire. Por si ta bejme? Per fytyren ju mjafton uje i ngrohte dhe nje peshqir.

Mbushni nje tenxhere me uje dhe lereni te valoje. Hidhni brenda Bime te Livandos ose Rozmarines, akoma me mire nese keni Vaj Esencial te Livandos dhe Rozmarines (Livandoja e lemon lekuren dhe pastron pikat e zeza, rozmarina sherben per lekure te lodhur, gjithashtu ndihmojne qe avulli te jete me efikas ne pastrim). Pasi te keni hequr makiazhin, ulni koken mbi ujin e valuar (rreth 30 cm distance) dhe qendroni pa levizur nen peshqir per 5 - 10 minuta. Me pas shpelani fytyren me uje te ftohte, dhe ndihmoni pastrimin e pikave te zeza nepermjet nje tamponi pambuku (jo direkt me duar apo thonj se mund te lini shenja). Me pas beni nje maske te mire ushqyese me mjalte dhe vaj bajamesh. Mos u frikesoni nese ne fund te trajtimit me avull fytyra do te marre ngjyre roze, eshte efekti i vazodilatatimit te nxehtesise, dhe vaji i Bajames do ta qetesoje lekuren dhe do ndihmoje ne mbylljen e poreve te pastruara.

KOMENTE