English

Pamje shokuese. Ja si trajtohen lopët dhe viçat në shtetin federal amerikan Nju Meksiko (VIDEO)

Kamerat e fshehta kanë zbuluar abuzim të pazakontë të kafshëve në një fermë qumështi në shtetin federal amerikan Nju Meksiko.

Ferma Winchester Dairy prodhon qumësht për kompaninë Leprino Foods, e cila mbahet si “prodhuesja më e madhe e mozzarelës në botë”.

Pamjet tmerruese u publikuan nga shoqata Mercy For Animals (“Mëshirë për kafshët”), e cila i tregoi edhe kompanitë që blejnë mozzarela nga Leprino Foods, mes të cilave edhe pizzeritë Domino’s, Pizza Hut dhe Papa John’s,.
Menjëherë pas publikimit të video-regjistrimeve, Leprino ka ndaluar dërgimin e qumështit, ka pushuar nga puna të gjithë të punësuarit, ka kontaktuar policinë për ndjekjen e personave përgjegjës për abuzimin. Lopët janë shpërndarë në ferma të tjera që janë të së njëjtës kompani, po me kushte shumë më të mira.

2153

KOMENTE