Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sheshi “Nënë Tereza” sot ishte ishte sheshi “Shën Pjetri i Vatikanit” (VIDEO)
English

Sheshi “Nënë Tereza” sot ishte ishte sheshi “Shën Pjetri i Vatikanit” (VIDEO)

Mirëseerdhe Ati i Shenjtë! Bekoje Shqipërinë!
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria por dhe trevat shqiptare e nga Ballkani ishin sot në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për ta përshëndetur por dhe për të marrë bekimin e Papa Franceskut.

Sheshi “Nënë Tereza” për një ditë ishte sheshi “Shën Pjetri i Vatikanit” ku Papa Francesku mbajti meshën e shenjtë, lutjen e Engjëllit të Tënzot.
“Duke ardhur sot në mesin tuaj vëllezër të dashur e motra të Shqipërisë, në këtë shesh që i kushtuar bijës së madhe të bekuarës Nënë Tereza të Kalkutës dua të përsëris: Paqe në shtëpitë tuaja paqe në zemrat tuaja, në kombin tuaj” tha Papa Francesku.

Kishte nga ata fëmijë fatlumë të cilët do të kenë të fokusuar në jetën e tyre momentin kur janë puthur nga Papa Francesku.
Në orën 09:00, pa as minutin më të vogël të vonesës, Papa Francesku shkeli tokën shqiptare për të nisur vizitën një ditore. Stafi i Ora News i cili përmes transmetimeve direkte në televizion, radio dhe në adresën e saj online ndjek hap pas hapi këtë vizitë historike. Ora News përcolli edhe momentin kur avioni zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” Atin e Shenjtë dhe ceremoninë që u mbajt në aeroport.
Avioni papnor, ku valëviteshin dy flamujt, ai shqiptar dhe ai i Vatikanit mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku prit nga kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, si dhe përfaqësues të klerit katolik.
Pas një pritjeje të vogël në sallën VIP në aeroportin “Nënë Tereza”, eskorta është nisur drejt Tiranës. Mijëra besimtarë që ndodheshin përgjatë bulevardit kanë duartrokitur dhe valëvitur flamurin teksa eskorta e Papa Franceskut përshkoi bulevardin për të hyrë në presidencë ku në orën 09:30 u zhvillua ceremonia shtetëre e Mirëseardhjes.
Ora 11:00 Ati i Shenjtë mban meshën
Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku po mban meshën, ku mijëra besimtare, të krishterë dhe myslimanë po e ndjekin nga afër.

Këngëtari dhe kantautori Frederik Ndoci sëbashku me bashkëshorten e tij sopranon Alisa Baraku kanë kënduar në Meshën e Shenjtë të Papa Françeskut që po mbahet në sheshin Nënë Tereza.
Pjesa “Ave Maria” e Shubertit është regjistruar në studion e Gent Myftarajt.
Sëbashku me korin profesional dhe zërat e plotë të tingujve të këngëve të shenjta do jenë ato që do shoqërojnë meshën speciale të Papa Françeskut në Shqipëri.
2152

KOMENTE