English

Prezervativët e së ardhmes, teknologji e re (VIDEO)

Me zhvillimin e teknologjisë përparon çdo gjë, madje dhe hajdutët po po . Por këtë radhë po ju sjellim teknologji të reja që flasin për prezervativët.

Dini për pilulat, prezervativët lateks? Tani ekzistojnë metoda të reja se si të mbroheni nga shtatëzania e padëshiruar dhe nga sëmundjet e transmetueshme seksuale,,,

SAGAMI: Prezervativi më i hollë në botë

Ky prezervativ është vetëm 0.001 mm, ndërsa mesatarja është 0.070 mm. Gjithashtu nuk kundërmon si lateks dhe mund të bindë më shumë njerëz që të bëjnë seks të sigurt.

Ky prezervativ çon impulse të lehta elektrike dhe siguron kënaqësi maksimale.

GALACTIC CAP: Kësulë për majën e penisit

Ky prezervativ nuk mund të sqarohet, por të përpiqemi. Përbëhet nga dy pjesë, të parën mund ta vësh me orë të tëra para seksit dhe me të mund të urinosh, të bësh dush, sepse nuk pengon. Pastaj vendoset kësula që mundëson orgazëm më të mirë.

ELEPTIKA: Prezervativ për femrat, por shumë praktik

Edhe pse prezervativët për femrat janë jopraktik, ky prezervativ vendoset lehtë për shkak të formës që ka dhe i nxit femrat që ta marrin iniciativën në seks.

ALTERNATIVA: Për alergjikët nga lateksi

Për ata që kanë probleme me lateksin, këto prezervativë janë alternativa dhe mund të shtohet edhe lubrifikant.

VIVA GEL; Prezervativi që "vret" sëmundjet

Këto prezervativë vrasin sëmundjet seksualisht të transmetueshme duke iu falënderuar astrodimer natriumi, i cili nuk përmban antibiotikë, por i "vret" viruset. Janë bërë për ata që kanë frikë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

1 2155

2 2156

3 2157

4 2158

5 2159

6 2160

KOMENTE