English

117 subjekteve u kërkohet falimenti nga Administrata Tatimore

UDHËZIM për falimentin

Nr.24, datë 02.09.2008 PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Ne mbështetje te nenit 102, pika 4 te Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë dhe ne zbatim te nenit 10, pika 1 te ligjit Nr. 9920, date 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë'', Ministri i Financave, UDHËZON: 104. Fillimi i procedurave të falimentimit 104.1 Në rastet kur tatimpaguesit që janë të krijuar në një nga format e shoqërive tregtare të parashikuara nga ligji gjenden në një nga situatat e mëposhtme:

a) Kanë kaluar mbi 2 vjet të regjistruar me status pasiv në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, datë e cila fillon të llogaritet nga e nesërmja e datës së regjistrimit të këtij statusi.

b) Sipas parashikimeve të nenit 103 te Ligjit "Për procedurat tatimore" tatimi i tij është deklaruar si i pambledhshëm.

c) Deklarojnë rezultate me humbje të kapitaleve të veta për të paktën tre vite rresht. (Ndryshuar me Udhëzimin Nr. 32, date 21.9.2010. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 134, datë 7.10.2010.)

ç) Nuk kanë kryer veprimtari tregtare për një periudhe kohore për të paktën 2 vite të njëpasnjëshme duke filluar nga dita e nesërme e hyrjes ne fuqi të Ligjit "Për procedurat tatimore", me te cilën do të kuptohet mos kryerja e furnizimeve të mallrave apo shërbimeve të cilat ai i ka si objekt i veprimtarisë së tij tregtare, si dhe nuk kanë realizuar transaksione me të tretët në përputhje me objektin e veprimtarisë së tyre.

d) Kanë detyrime tatimore të papaguara për të paktën një periudhe kohore 2 vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duke filluar të llogaritet ky afat nga e nesërmja e hyrjes në fuqi të ligjit.

Administrata tatimore në juridiksionin e të cilës është regjistruar tatimpaguesi, ose administrata tatimore në juridiksionin e të cilës ushtrohet veprimtaria ekonomike e tatim paguesit dhe në favor të së cilës paguhen detyrimet tatimore prej tatimpaguesit, ka detyrimin të kërkojë në gjykatën kompetente, fillimin e procedurave të falimentimit. 104.2 Për te gjithë ata tatimpagues ndaj të cilëve administrata tatimore ka kërkuar fillimin e një procedure falimentimi, duhet të jenë të publikuara prej saj në faqen zyrtare te Drejtorisë se Përgjithshme te Tatimeve informacionet përkatëse. Për ketë qëllim zyra tatimore, Drejtoria Rajonale, e cila ka kërkuar në gjykatë fillimin e një procedure falimentimi, është e detyruar që të dërgojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, një informacion për subjektin tatim pagues ndaj të cilit ajo ka kërkuar fillimin e një procedure falimentimi. Informacioni duhet te përmbajë, emrin e shoqërisë tregtare, si dhe emërtimin e saj të shkurtuar, NIPT-in, adresën e selisë së regjistruar, emrin e administratorit apo të administratorëve të shoqërisë, si dhe datën dhe numrin e regjistrimit të kërkesës në gjykatë, dhe gjykatën ku është depozituar kërkesa për fillimin e procedurës së falimentimit. Në rastet e hedhjes së të dhënave gabim, administrata tatimore është detyruar të korrigjoje menjëherë listën e publikimeve sipas kësaj pike, si dhe të vërë shënimin në faqen e saj për arsyen e heqjes së publikimit. 104.3 Në çdo rast punonjësi i administratës tatimore, i cili ka detyrimin për të kërkuar në gjykatë fillimin e një procedure falimentimi kundrejt një tatimpaguesi, është i detyruar që pas verifikimeve të bëra, nëse ndodhet në një nga rastet e kërkuara nga neni 104, paragrafi 1 i Ligjit të Procedurave Tatimore.

**********************

Ky është udhëzimi që Drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë lidhur pe falimentin e subjekteve të cilat rezultojnë pa fitim.

117 biznese në të gjithë vendin nga Administrata Tatimore janë bërë publike në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve. Bashkangjitur listës janë publikuar edhe procedurat e falimentit, që të gjitha bizneset duhet të ndjekin në këtë fazë.

KOMENTE