Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjosha: Shqipëria në krah të Kosovës për integrimin
English

Gjosha: Shqipëria në krah të Kosovës për integrimin

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim homologun kosovar z. Gëzim Kasapolli. Bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet e shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve, janë një shtysë shumë e fortë për të qenë krah njëri- tjetrit në procesin e integrimit evropian.

Ministrja Gjosha, nënvizoi se duke thelluar bashkëpunimin Shqipëria dhe Kosova mund të hedhin hapa përpara në këtë proces.

“Sigurisht që vendet tona janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit, por perspektiva e qartë e së ardhmes për ne dhe gjithë rajonin, duhet të na bëjë sot me shumë se asnjëherë më parë të jemi krah njëri-tjetrit në këtë rrugëtim. Shqipëria ka çfarë t’i ofrojë Kosovës sidomos në nivel teknik”, tha Ministrja.

Ministri i Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës z. Gëzim Kasapolli, u shpreh se është me shumë rëndësi ndërtimi i një platforme të përbashkët mes dy vendeve për procesin e integrimit.

“Në këtë mënyrë ne do të shmangnim dublifikimin e procesit, por do të jepnim edhe një mesazh të qartë rajonal se bashkëpunimi mes gjithë vendeve tona i shërben të ardhmes tonë në Bashkimin Evropian”, tha Ministri i Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës.

Ministrja Gjosha u shpreh se vendet aspirantë për në Bashkimin Evropian, kanë përpara sfida të mëdha dhe vazhdimësia e reformave është e domosdoshme për t’i kapërcyer sa më shpejt ato.

Bashkëbiseduesit nënvizuan se zhvillimi i gjithanshëm ekonomik, social kulturor në Shqipëri dhe Kosovë është kontributi më i mirë për integrimin evropian rajonal.

KOMENTE