Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shega, fruti magjik. Lëkura e shegës organike 2 herë më shumë antioksidantë. Përdorimi
English

Shega, fruti magjik. Lëkura e shegës organike 2 herë më shumë antioksidantë. Përdorimi

Prezantim: Ky frut magjik i njohur pothuajse për te gjithë ne tani për vetitë shëruese qe posedon, vazhdimisht po vjen duke na befasuar me shume te mira të tjera .

Efektet mrekulluese qe ka levorja e sheges ne shëndetin tone.

Gjate pjesemarjes ne Konferencen Nderkombetare për Diagnnostifikim dhe Nutricion te mbajtur ne Pragë ne Shtator te këtij vitiu përcollën rezultatet e hulumtumimit te fundit te berë ne Universitetin Kajro ne Giza te Egjiptit te prezantuara nga Dr. Shafika Zaki.

Ne fokus te këtij hulumtimi ka qene matja e kapacitetit antioksidues dhe koncentrimi i materieve ushqyese te levores se sheges ( punica granatum) dhe kokrave te saj . Ne kete studim jane përdorur disa lloje te shegave vendore dhe matja e kapacitetit antioksidues ne levore dhe kokra eshte bere permes metodes B-carotene /lenoleic acid. Rezultatet kane qene befasuese pasi ne levoren e sheges kapaciteti antioksidues dhe prezenca e te gjitha te mirave jane pothuajse dy fish me te larta dhe me potente .
Sa herë qe konsumoni frutin e kendshem te sheges mos e hidhni levoren e saj , ne vazhdim do ti keni rekomandimet e mia si ta përdorni ate ,dhe te mirat befasuese për organizmin tone qe sjell levorja e sheges.

Levorja e sheges posedon sasi me te larte te antioksiduesve se kokrat e saj nje zbulim shumë me rendesi ky, për arsye se konsumimi i levores se sheges mbron jashtezakonisht shume LDL cholesterolin ndaj oksidimit dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e sistemit kardiovaskular.

Levorja e sheges na mbron nga kanceri i gjirit, i prostates, dhe diabeti.
Na ndihmon ne rregullimin e tensionit te gjakut.
Ka efekte ne ngadalësimin e procesit te mplakjes.
Rrit feritlitetin e femres
Preventon sëmundjen e limphomes
Na ndihmon te kemi lekure te bukur.
Konsumimi i levores se sheges preventon sëmundjen e arithritit.
Thithja e levores se thate te sheges zvogëlon kollitjen tek te rriturit por edhe tek femijet, pergatitja e çajit nga levorja e sheges preventon gjakderdhjen e shtuar te ciklit menstrual, si dhe zvogëlon gjakderdhjen e shtuar ne pjese te tjera te organizmit.


Përdorimi

Për te përdorur levoren e sheges zgjidhni vetëm shegët organike te pa trajtuara me kimikate te ndryshme. Pastroni mirë dhe pasi ti konsumoni kokrat , e merrni levoren dhe e largoni pjesen e bardhe e cila ka shije te hidhur , i renditni levoret e sheges ne nje vend te paster dhe mundësisht i thani ato ne diell por i kontrolloni vazhdimisht vendin dhe gjendjen e tyre për ti preventuar nga lagështia . Pasi te thahen, gjysma e levoreve mund te ruhen ne ene qelqi ashtu siç jane ne nje vend te erret për ti ruajtur vlerat antioksiduese, pjesa tjeter e tyre mund te behen ne forme pluhuri me mikser dhe te ruhen ne ene qelqi ne vend te erret.
Perdorni pluhurin e levores se sheges ne mëngjesin tuaj nga nje lug te mesme brenda dites,nuk do te zhgënjeheni.
Pergatitni çaj nga levoret e thata te sheges dhe konsumoni nga nje çaj ne dite dhe organizmi juaj do t'ju falënderojë për jeten që i jepni.
Edhe pse konsumimi i lengut te sheges ne baze te dozes se rekomanduar konsiderohet si shum i sigurt , për personat te cilet perdorin ilaçe për rregullimin e tensionit te gjakut dhe ilaçe për trajtimin e melçise , konsumoni lengun e sheges se paku 2 ore pas marrjes se ilaçeve

KOMENTE