Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
14 Tetor 2014. Shqipëria luan në Serbi për eleminatoret e evropianit, “Francë 2016″. Tifozët?
English

14 Tetor 2014. Shqipëria luan në Serbi për eleminatoret e evropianit, “Francë 2016″. Tifozët?

Në 14 Tetor 2014 Shqipëria do të luajë në Beograd-Serbi për eleminatoret e evropianit, “Francë 2016″.

Por ekziston një "frikë2 lidhur me sigurinë e tifozëve shqiptarë të cilët do të jenë të pranishëm në stadiumin serb.

Ndaj dej në 1 tetor, Federata Shqiptare e Futbollit, nën kryesimin e Presidentit Armand Duka zhvilloi mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv lidhur me çështjen e tifozave Shqiptarë.

KE Vendosi

1- Të mos pranojë kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, për një marrëveshje bilaterale, sipas të cilës, ndeshjet Serbi – Shqipëri në Beograd dhe Shqipëri-Serbi në Elbasan të zhvillohen pa praninë e tifozëve miq. Ajo kërkon nga pala serbe, që FSHF, të pajiset me sasinë e biletave që i takojnë, konform rregullave të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, në mënyrë që ato t’ja shpërndajë tifozëve dhe grupimeve shqiptare, të interesuara për të ndjekur ndeshjen në Beograd. Gjithashtu ajo kërkon marrjen e masave për sigurinë e tyre në stadium dhe jashtë tij.

2- KE shpreh bindjen se me pjesëmarrjen e tifozëve, kjo ndeshje dhe në përgjithësi futbolli, nuk humb një dimension shumë të rëndësishëm. Nga ana tjetër, ky institucion beson se duhet krijuar nje atmosferë sa më e bashkëpunuese, duke e konsideruar ballfaqimin e 14 tetorit, thjesht një ndeshje futbolli, pa etiketime politike e etnike.

3- Në frymën e bashkëpunimit për zhvillimin sa më normal të kësaj ndeshje, më datë 13 tetor (një ditë përpara takimit) do të zhvillohet një miqësore mes Veteranëve të Futbollit të Serbisë dhe atyre të Shqipërisë. Ky ballafaqim, i emrave të njohur të futbollit të të dy vendeve, do ti shërbejë krijimit të një klime sa më të mirë përpara takimit zyrtar Serbi-Shqiperi.

KOMENTE