Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyrje europiane për Tiranën
English

Hyrje europiane për Tiranën

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot, ecurinë e punimeve në rehabilitim e rrugës hyrëse të kryeqytetit, pjesë e superstradës Tiranë – Durrës. Projekti, me vlerë rreth 280 milionë lekë, është investim i Qeverisë shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Me anë të këtij projekti parashikohet transformimi rrënjësor i hyrjes së kryeqytetit, nga Qafë - Kashari deri në hyrje të Tiranës, bazuar në parametrat dhe standardet europiane.

Kryeministri Rama u ndal në kantierin e ngritur në zonën e Kasharit, ku diskutoi më nga afër me zbatuesit e projektit dhe drejtuesit e firmës mbi ecurinë e punimeve dhe volumin e punës. Zbatuesi i projektit e njohu Kryeministrin edhe me ndërhyrjet që po bëhen në nëntokë përgjatë superstradës, me qëllim sistemimin e të gjithë instalimeve që ndodhen në të, të cilat ishin në gjendje të papranueshme. “Secili ka kabllot e veta, edhe privatët edhe subjektet shtetërore, me kabllot elektrikë, me fibra optike, etj.. E pabesueshme çfarë ka nëntokë mes rrugës paralele dhe autostradës. Një katrahurë e jashtëzakonshme”, u shpreh drejtuesi i firmës. Në vijim, ai theksoi se po punohet edhe për shtimin e hapësirave të gjelbëra në këtë segment. “Kemi marrë masa dhe ka filluar shtrimi i tubacioneve. Do të ketë gjelbërim në mes, lule, trëndafila të egër, etj.” – vijoi ai.

Duke vlerësuar punën e deritanishme, Kryeministri theksoi se me këtë projekt, kryeqyteti do të ketë një hyrje të një kryeqyteti europian, - që për vite të tëra ishte shndërruar në një shteg mbeturinash edhe hedhurinash, - dhe me një përmasë të re, të gjelbër. “E rëndësishme është që, në radhë të parë, shumëkush që mendoi se çka u bë për vizitën e Papës ishte thjeshtë për të zbukuruar fytyrën për një ditë feste, por, në fakt, ishte vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor i hyrjes së kryeqytetit, - që fatkeqësisht, për vite të tëra u transformua nga një hyrje e kryeqytetit në një shteg mbeturinash edhe hedhurinash, - në një hyrje të një kryeqyteti europian, me të gjithë aksesorët dhe mbi të gjitha, me një përmasë të re, të gjelbër, absolutisht të pa parë ndonjëherë në rehabilitimin e rrugëve kombëtare të Shqipërisë. Pasi kjo, është një rrugë kombëtare, përveç se një rrugë që hyn në Tiranë. Ndërkohë, me siguri, do shtrihemi kudo, me të njëjtat standarde, me të njëjtin sens estetik dhe me të njëjtën formë thithëse për vizitorët, por edhe nxitëse e motivuese për ata që e jetojnë qytetin” – tha Kryeministri Rama.

KOMENTE