Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Andi Leka
English

Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Andi Leka

Ditën e sotme, datë 02.10.2014, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës u krye ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Andi Leka, 22 vjec, banues në lagjen Nr.8 Durrës.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpoli më datë 26.09.2014, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, më datë 02.08.2014 ka lëshuar ndaj tij një Urdhër Arresti, pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale "Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”; vepra këto të parashikuara nga nenet 416 dhe 110 të Kodit Penal Italian dhe Ligjit 75/58 me maksimum dënimi deri më 12 vjet burgim.

Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit të Durrësit.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës.

KOMENTE