Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Federata serbe: burg për shqiptarët që shkaktojnë telashe në stadium
English

Federata serbe: burg për shqiptarët që shkaktojnë telashe në stadium

Lidhur me ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet në 14 tetor në Beograd, Federata Serbe e Futbollit përmes zyrtarit Milivoj Mirkov, ka paralajmëruar tifozët shqipatarë se kushdo që shkakton telashe, ose djeg flamurin, në ndeshjen që do të zhvillohet në Beograd, do të përfundojë në burg.

Ai akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit se nuk është duke i kushtuar vëmendje rrezikut të ndeshjes së futbollit. Mirkov është shprehur se mbetet problem fakti që ende FSHF, nuk e ka dërguar listën me emrat e tifozëve që pritet të vijnë në Beograd.

Ai deklaroi se arsyeja për këtë, është fakti që FSHF nuk ka pranuar kushtin e vendosur nga Serbia, që në Beograd kanë të drejtë të vijnë vetëm ata tifozë që kanë pasaportë shqiptare.

“Kjo është e papranueshme. Përfaqësuesit e Shqipërisë sikur nuk brengosen se dueli paraqet rrezik të madh. As nuk e kanë vizituar stadiumin, as hotelin ku do të qëndrojnë, kurse vazhdimisht refuzojnë të dërgojnë emrat e mbiemrat e atyre që do të jenë në Beograd. Për këtë kanë kohë deri të premten”, ka thënë Mirkov, teksa shtoi se janë duke u marrë masa që të mos ndodhin incidente gjatë ndeshjes.

KOMENTE