Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blijini këpucët ne fund te ditës
English

Blijini këpucët ne fund te ditës

Ja disa këshilla qe duhet te ndiqni para se te blini një pale këpucë.

Me takat e larta ka gjithmonë një histori dashurie dhe urrejtjeje. Ato mbi 10cm na japin ndjesinë sikur do “pushtojmë” boten gjate mbrëmjes, ndërsa ne mëngjes i urrejmë për shkak te dhimbjes se këmbëve. Çfarë duhet bere? Ja disa këshilla qe duhet t’i keni parasysh ne momentin e blerjes.

Kujdes me materialin e përdorur përreth takes
Zona e takes dhe pjesa mbështetëse janë ato qe i japin formën dhe rehatinë këpucës. Kur ato janë shume te forta krijohen fërkime dhe shpesh edhe kallo.

Zgjidhni këpucë lëkure ose kamoshi te cilat janë me te buta dhe me te rehatshme për këmbën.

Beni provën e hapësirës midis majës se këpucës dhe gishtave
Nëse i zgjidhni me te vogla sigurisht qe këpucët do ju vrasin. Për t’i pasur ne rregull duhet qe ndërmjet majës se këpucës dhe gishtit tuaj me te gjate te ketë një hapësirë jo me pak se 1cm. Kjo hapësirë është mjaft e rëndësishme qe këmba te ndihet e çliruar brenda këpucës.

Beni prova ne dyqanin ku i blini
Mos bëni vetëm dy apo tre hapa para palyrës qe te shihni a i keni te rehatshme këpucët, por lëvizni neper te gjithë dyqanin për disa minuta.

Preferoni taka te trasha dhe jo shume te larta
Një take e trashe dhe jo shume e larte shpërndan ne mënyrë uniforme presionin e peshës mbi këmbë dhe sigurisht qe do ndiheni me rehat gjithë ditën.

Blijini këpucët ne fund te ditës
Mire është qe këpucët te blihen pasdite ose ne darke. Arsyeja? Ne mëngjes, këmba është paksa me e vogël, ndërkohë qe kur te fryhet gjate ditës do shtrëngojë. Nëse këpuca ri mire edhe ne këmbë te ënjtur sigurisht qe do përshtatet edhe ne mëngjes sapo ta vishni.

KOMENTE