English

Kur duhet t'i jepni fëmijës tuaj ilaç kundër temperaturës

Ju ndodh shpesh herë që fëmija juaj ka ethe.
Pediatri mjaft i njohur Amerikan Robert Pantell ka sjellë disa këshilla mjaft të mira të cilat do t’iu ndihmojnë të kuptoni se kur është e nevojshme për ju që ti jepni fëmijës tuaj ilaçe për temperaturën.

Nëse fëmija juaj ka temperaturë dhe prapë vrapon poshtë e lart i kënaqur dhe pi mjaft lëngje, në këto raste konsidero të mos përdorësh medikamentet. “Arsyet kryesore se përse ne u japin medikamente janë për rehati dhe për të shmangur dehidrimin,” thotë Robert Pantell, pediatër në UCSF Spitalin e Fëmijëve dhe bashkë-autor i librit “Kujdesi Ndaj Fëmijës Tuaj”

Nëse e trajtoni, pyet mjekun për ilaçe alternative. Përderisa acetaminophen dhe iboprofen janë që të dyja efektive, mund të jetë e dobishme të alternosh në mes tyre, secila funksionon ndryshe për të ulur temperaturën e etheve, thotë Dr. Pantell. Por, bëje këtë alternim vetëm nën këshillat e pediatrit tuaj.

KOMENTE