Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leskaj: Të ngrihet Këshilli Kombëtar i Financave
English

Leskaj: Të ngrihet Këshilli Kombëtar i Financave

Kreu i KLSh Bujar Leskaj ka propozuar ngritjen e Këshillit Kombëtar të Financave në mënyrë që politikat fiskale të jetë tërësisht të pavarura dhe teknike. Gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2013 në Komisionin e Ekonomisë, Leskaj tha se KLSH vlerëson pozitivisht punën e bërë nga qeveria në 2013. Sipas Leskajt, buxheti është hartuar dhe ndryshuar brenda kuadrit ligjor, duke bërë një menaxhim më të mirë të financave, gjë që sipas tij ka ndikuar që ekonomia shqiptare të përballojë krizën ekonomike globale.

Sipas Leskajt, borxhi tatimor është rritur nga 69% në fillim të vitit, në 79%.

“Drejtoria e Tatimeve s’na ka dhënë informacionin e duhur dhe e kemi patur të pamundur teë japim një opinion të kualifikuar për tatimet. Por njohim auditimin e brendshëm të Ministrisë së Financave”, u shpreh më tej.

Ndërsa zëvendësministri i Financave Ervin Mete tha se ka pasur keqmenaxhim të financave publike, e konkretisht është ndalur tek zbulimi i skemës së abuzimit me TVSh, që shkonte në 5 milionë dollarë.

Duke u ndalur tek situata aktuale, zv/ministri tha se borxhi është rritur me vetëm 1 %, dhe është kthyer besueshmëria dhe ekonomia po rritet. Ndërkaq, Mete shtoi se duke filluar nga viti qe vjen do filloje ulja e borxhit.
2171

KOMENTE