Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: 23 milion euro, dixhitalizimi i Radio Televizionit Shqiptar. Edi Rama i përfshirë në korrupsion
English

PD: 23 milion euro, dixhitalizimi i Radio Televizionit Shqiptar. Edi Rama i përfshirë në korrupsion

Edi Rama është përfshirë në një skandal të madh financiar, duke shkelur procedurat në tenderin 23 milionë euro të dixhitalizimit të Televizionit Publik Shqiptar.

Kjo është një aferë korruptive, e finalizuar nga Edi Rama përmes ministres kushërirë, e cila duhet të siguronte transparencë dhe rregulla loje, por faktohet që ka shkelur parimet e shtetit të së drejtës.

Pak ditë me parë, Ministrja e Inovacionit në shkelje të hapur të procedurës dhe ligjit, favorizoi një nga kompanitë në garë, për interesat e saj dhe kushëririt Kryeministër, duke përmbyllur aferën me vlerën 23 milion euro, për dixhitalizimin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ky është një rast i pastër i vërtetimit se si qeveria e rilindjes pështyn jo vetëm premtimet por edhe dokumentat të zezë mbi të bardhë, që kanë firmosur vetë.

Për tenderin në fjalë, kompania sot fituese kishte hedhur në gjyq Ministrinë, dhe në atë kohë, qeveria nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj në mbrojtje të interesave të taksapaguesve shqiptarë dhe vijoi procedurat gjyqësore, dhe rrethanat dhe argumentat ishin në favor të qeverisë dhe publikut.

Po ashtu, vetëm një vit më parë, ishte vetë Harito që i dërgoi shkresë kompanive që nuk do të vijohej më atë projekt dhe me keqardhje u thotë që në një të ardhme nëse do te rihapet tenderi atëherë do të rishikoheshin situatat; duke i qëndruar kështu pikërisht vendimeve të mara nga ish-qeveria Berisha.

Por sot, një vit më vonë, ndodh e kundërta, është pikërisht kjo kompani që fiton kontratën pa tender dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Ministria e Inovacionit dhe Administrates Publike, duke u tërhequr nga gjyqi midis saj dhe kompanisë kryen nje vjedhje të parave të shqiptarëve duke kryer një vepër penale. I lë të drejtat e shqiptarëve të pambrojtura , ndërsa ekzistojnë të gjitha argumentat përse ky gjyq duhet të fitohej nga Ministria në favor të taksapaguesit shqiptar dhe jo e kundërta.

Ndonëse është një ironi e madhe që ky dëm i radhës dhe dhunim i shtetit të së drejtës, shkaktohet pikërisht nga Ministria përgjegjëse për transparencën në vend, vendimi i gjyqit që mban datën 15.09.2014, provon tërheqjen e Ministrisë dhe të Avokatures së Shtetit, duke favorizuar kompaninë ta fitonte gjyqin në dëm të shtetit.

Me tërhqjen nga gjyqi Ministria kreu vetëm aktin e parë penal dhe shkeljen e shtetit të së drejtës, por jo të fundit, shkelja nuk mbaron këtu.

Në kohë rekord, duke shkelur të gjitha proçedurat ligjore dhe duke dhunuar të drejtën e kompanive të tjera bashkëfituese për t’u ankimuar, Ministria e Inovacionit dhe Administrates Publike, kryen aktin final të shkeljes së ligjit dhe të përmbylljes së aferës; e shpall fituesin pa ndjekur rregullat që kërkon ligji, thjesht duke e publikuar në buletinin e prokurimeve.

Partia Demokratike i bën thrrje Prokurorisë të hetojë këtë aferë të pastër korruptive të kryer nga Edi Rama, për interesa të klientëve të pushtetit dhe në dëm të shqiptarëve.

Qeveria Rama –Meta të harrojë se do të mund të fshehë në prapaskenat e e ekraneve mediatike aferat abuzuese në kurriz të shqiptarëve.

Partia Demokratike do të bëjë transparent çdo shkelje të ligjit, cdo abuzim me taksat dhe interesat e shqiptarëve.

KOMENTE