English

Rama i kundërpërgjigjet nga SHBA-ja kryeministrit serb. Shqipëria e Madhe, makth i Serbisë

Lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Beograd e cila është planifikuar në 23 tetor, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë për “Reuters” këtë të premte se, do të vendosë deri në fundjavë “nëse do të jetë apo jo i ftuar”.

Edhe disa ditë pas incidenteve të futbollit zyrtarët elartë serbë duket se i qëndrojnë me mbështetje asaj çka pohuan lidhur me shqiptarët si fajtorë të incidentit.

Por kjo deklaratë duket se e shton më tepër tensionin midis mardhënieve të dy shteteve.

“Nuk kemi frikë nga bisedimet, por më duket se dikush nuk do të flasë, por vetëm të kërcënojë Serbinë dhe të shkaktojë paqendrueshmëri në rajon. Nuk kam vendosur ende nëse do ta lejoj që të jetë i ftuari ynë apo jo”, tha Kryeminsitri serb.


Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, kryeministri shqiptar ka reaguar nga SHBA përmes një postimi në twitter, ku thekson se “Serbia Normale do jete realitet veç kur Serbia Reale do kuptoje se Shqiperia e Madhe eshte makthi i tyre jo projekti yne”.

KOMENTE