English


Dade-Casini: Intensifikim i marredhënieve parlamentare mes dy vendeve

Kryetarja e Komisionit per Politiken e Jashtme të Kuvendit të Shqiperise, znj. Arta Dade, zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Senatit të Republikës italiane, Pier Ferdinando Casini, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadrin e Forumit te përbashkët italo-shqiptar, te organizuar nga ambasada italiane në Tirane.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Në takim u shkëmbyen gjithashtu mendime lidhur me mundësinë e gjetjes së rrugëve per një komunikim ne vijimësi mes Senatit Italian dhe Kuvendit te Shqiperise e veçanerisht mes dy komisioneve te jashtme respektive. Në takim u bisedua gjithashtu rreth koordinimit të punes dhe bashkëpunimit ne kuadrin e organizmave ndërparlamentare, me interes dy palesh.

Z. Casini shprehu gatishmerine e palës italiane për intensifikimin e marredhënieve parlamentare mes dy vendeve, që sipas tij, do te kontribuojne në një njohje më të mirë reciproke dhe në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, së afërmi, me ftesë të palës italiane, një delegacion i Komisionit te Jashtëm te Kuvendit te Shqipërise do të zhvilloje një vizitë zyrtare prane Senatit italian.

KOMENTE