Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festa e çlirimit në Mirditën që po rilind
English

Festa e çlirimit në Mirditën që po rilind

Është përkujtuar dje 70 vjetori i çlirimit të Mirditës me një ceremoni në qytetin e Rrëshenit ku ishte pjesëmarrës edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, si dhe deputetë të zonës.

Fillimisht, Kryeministri inspektoi nga afër një sërë projektesh dhe ndërhyrjesh infrastrukturore të realizuara nga Bashkia e Rrëshenit, të cilat do i ofrojnë banorëve më shumë lehtësi dhe komoditet në lëvizje dhe në komunikimin mes tyre.

Nga Bashkia e Rrëshenit janë ndërtuar disa kilometra trotuare, rrugë me dy kalime, janë mbjellë më shumë se 1500 pemë e bimë dekorative dhe është shtuar ndriçimi. Në funksion të qytetarëve janë ndërtuar 8 lulishte, janë vendosur mbi 200 stola, si dhe ka përfunduar rikonstruksioni i fasadave të 8 pallateve të para. Po ashtu në këtë qytet janë sistemuar edhe hapësirat mes pallateve.

Kryetari i Bashkisë së Rrëshenit Ndue Kola, sqaroi se të gjitha investimet e bëra i kanë kthyer frymëmarrjen qytetit. Ndërkohë që një fond i veçantë është akorduar nga qeveria për Unazën e qytetit “Ne kemi bërë disa punë. Falënderojmë qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama për vlerësimin që na kanë bërë duke na akorduar një fond të konsiderueshëm për Unazën e qytetit krejtësisht të shkatërruar,"- u shpreh ai.

Kryeministri Rama tha për të pranishmit se dita e çlirimit, përveçse një ditë për të nderuar kujtimin e të rënëve të kësaj zone, është edhe ditë për të përcjellë mesazhin e rilindjes përmes realizimit të një sërë projekteve urbane për qytetarët. Kryeministri iu premtoi mirditorëve se mbetet i vendosur për të realizuar çdo zotim të ndërmarrë karshi tyre. “Ne jemi këtu për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që vunë jetën në themelet e lirisë së kësaj zone, por edhe për të përcjellë në të gjithë këtë zonë mesazhin e një rilindjeje që ka nisur përmes një sërë projektesh që tanimë janë përfunduar apo janë rrugës. Një sërë projektesh që kemi diskutuar sot me kryetarin e bashkisë do të vijojnë në funksion të transformimit, në radhë të parë të infrastrukturës shkollore, duke vendosur si pikë referimi gjimnazin e Rrëshenit e pastaj për t’u shtrirë më tutje, por edhe të jetës kulturore sportive të të rinjve. Ka shumë hapësira dhe një sërë asetesh të dala jashtë përdorimit, por dhe një sërë asetesh të shtetit që duhet dhe do të vihen në dispozicion të aktivitetit sportiv, të aktivitetit kulturor, të aktivitetit social të të rinjve. Duke iu uruar me gjithë zemër çdo të mirë mirditorëve, mbetem shumë i vendosur për të realizuar çdo zotim që ne kemi marrë karshi tyre.”

Ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, teksa nderoi ditën e çlirimit të Mirditës, shprehu mirënjohjen për vlerat e qytetit të saj.

“Unë jam rritur me gjithçka që njerëzit e këtyre anëve kanë, me dijen e tyre, me atdhedashurinë e tyre.Njerëz mendje hapur që shohin shumë drejt së ardhmes për të ndërtuar një jetë më të mirë për fëmijët. Sigurisht njerëz që i karakterizon puna e ndershme, puna e palodhur. Unë jam shumë e lumtur sot këtu që bashkë me veteranët e këtij qyteti, bashkë me mësues e të rinj të këtij qyteti, festojmë 70 vjetorin e çlirimit të Mirditës,” - tha ministrja Nikolla

Në Memorialin e Dëshmorëve të Mirditës janë vënë kurora me lule, dhe është zhvilluar ceremoniali në përkujtim të të rënëve të kësaj zone.

Ndërkohë, festa tradicionale që Mirdita ia dedikon çdo vit ditës së çlirimit, mblodhi në qendër të qytetit veteranë, qytetarë, të rinj e të reja, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

* * *

Kryeministri Rama vizitoi gjithashtu Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Iozefi Punëtor”, e cila është ndërtuar me ndihmën e Caritas dhe është mbështetur nga Dioqeza, për të ndihmuar të rinjtë të rrisin shanset e tyre për punësim. Kryeministri i shoqëruar edhe nga drejtuesit katolikë të shkollës pa nga afër mjediset e brendshme, moderne e bashkëkohore. Këtu të rinjtë mirditorë studiojnë në kushte optimale duke marrë profesione të ndryshme.

Duke vizituar klasat dhe laboratorët e shkollës, drejtuesit e shkollës e njohën Kryeministrin me programet mësimore që shkolla disponon, të cilat e pajisin nxënësin me njohuri të plota mbi degën, të cilën ai ka zgjedhur të studiojë. “Vitin e parë fillon me njohuritë e metaleve, është axhusteri që është e ndarë në të gjitha degët. Shërbime mjetesh transporti, hidraulike dhe elektroteknika. Më pas kalojmë në fazën e njohjes së degës që është edhe me panelet, që nga impiantet civile, e deri tek impiante industriale,” - u shpreh njëri prej tyre.

Ipeshkvi i Rrëshenit Cristoforo Palmieri, njëkohësisht edhe Presidenti i shkollës profesionale, duke falënderuar për vizitën e Kryeministrit, shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen nga ana e qeverisë. “Jam i sigurt që kjo shkollë ju gëzon edhe ju. Vlerësimit tuaj urojmë t'i bashkohet edhe ndonjë mundësi faktike, bashkëpunuese e juaja, që kjo vepër edukimi njerëzor për punën dhe për vlerat e vet popullit shqiptar, për të cilat vetë Papa Françesku ka referuar në mënyrë preçize dhe që sigurisht do të gjejë mbështetjen e vlefshme,” - u shpreh Ipeshkvi Palmieri.

Në përgjigje të kësaj kërkese, Kryeministri u shpreh se qeveria po zbaton një politikë krejt të re për arsimin profesional. Teksa garantoi stafin drejtues të shkollës se qeveria do të mbështesë çdo projekt të tyre për të përsosur edhe më tej nivelin e kësaj shkolle dhe të shkollave të tjera simotra Kryeministri tha se: “Ajo që ka rëndësi është se kjo nevojë dhe kërkesë e juaja vjen, në një kohë kur ne kemi hapur një derë të re, me një politikë krejt të re për arsimin dhe me një fokus si asnjëherë tek arsimi profesional, ku ne besojmë se qëndron baza e një Shqipërie që punëson dhe që krijon mundësi reale për të reja dhe të rinj që të mund të jetojnë me punë të ndershme.”

Kryeministri theksoi se një nxitje të madhe për qeverinë për të shtuar investimet përbën edhe fakti që të rinjtë shqiptarë po orientohen dhe tërhiqen gjithnjë e më tepër drejt arsimit profesional, si një mundësi reale për punësimin e tyre në të ardhmen. “Fakti që kemi këtë vit një rritje të konsiderueshme të kërkesave për arsimin profesional, aq sa ka qenë e pamundur të plotësohen të gjitha kërkesat, ndërkohë që numri i atyre që kanë hyrë në arsimin profesional është disafishuar vetëm brenda vitit të parë, na mjafton të vazhdojmë me tutje me më shumë akoma investime, me më shumë akoma bashkëpunime, me më shumë akoma ndërveprim dhe me strukturat si kjo,” - tha Kryeministri në përfundim të vizitës në këtë shkollë.

Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, e cilësoi shkollën e mesme “Shën Iozefi Punëtor”, si një oaz ekselence dhe premtoi mbështetjen e institucionit që ai drejton ndaj çdo ideje dhe projekti të paraqitur nga drejtuesit e saj.

* * *

Ndalesë e veçantë ishte ajo në një kantinë të prodhimit të verës në Mirditë, ku Kryeministri Rama u takua me prodhuesit e saj të mirënjohur edhe në vende të tjera për produktet e tyre tejet të veçanta për nga shija dhe kualiteti. Nga kjo kantinë për herë të parë në vend është prodhuar shampanja e parë shqiptare. “Gradualisht blemë pajisjet dhe para një muaji kemi arritur të nxjerrim shampanjën e parë shqiptare, nga një varietet autokton shqiptar. Kjo është një risi për ne sepse deri më sot asnjë nuk ka arritur ta bëjë diçka të tillë,” - u shpreh një prej drejtuesve të kantinës.

Kryeministri përcolli mesazhin se asgjë nuk është e pamundur, kur njerëzit i drejtohen punës përmes ideve të sukseshme.“Ngre këtë shampanjë të parë shqiptare në nder dhe në respekt të të gjithë atyre që si kjo familje kanë zgjedhur ta sfidojnë realitetin me ide, me talent, me vullnet, me punë dhe ia kanë dalë e ia dalin përditë e më shumë të tregojnë në të gjithë Shqipërinë se asgjë nuk është e pamundur edhe në realitetin më të vështirë, kur njerëzit i drejtohen punës përmes ideve të suksesshme.”

* * *

Kryeministri e vijoi vizitën e tij në Rubik, qytet që edhe ai si Rrësheni ishte në festë sot për 70 vjetorin e çlirimit të Mirditës. Në këtë qytet, Kryeministri Rama inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare. Ashtu siç informoi edhe kryetari i Bashkisë së Rubikut Gjok Vukaj, kjo shkollë me infrastrukturën e saj të rrënuar, nuk ofron kushtet për të zhvilluar mësimin gjatë stinës së dimrit. “Do ta bëjmë një shkollë që bëhet mësim. Deri më sot kanë qenë vetëm mure, por që nuk bëhej mësim gjatë sezonit të dimrit. Bashkia e Rubikut për tre vite 2011, 2012, 2013 zërin e investimeve e ka pasur zero,” - u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se së bashku me kryetarin e bashkisë po diskutohen disa projekte të tjera të rëndësishme. Ndërsa veçoi si të tillë, projektin e by pass-it për të siguruar qytetin nga lumi, Kryeministri siguroi se me realizmin e këtyre projekteve, do t’i jepet fund epokës së braktisjes që ka lënë gjurmë në këtë qytet.

“Ky është vetëm fillimi. E rëndësishme është që t'i sigurojmë fëmijëve shkollën dhe procesin mësimor normalisht edhe në periudhën e dimrit, jo vetëm në periudhën e ngrohtë. Ndërkohë jemi duke diskutuar me kryetarin e bashkisë për disa projekte. Ju e dini që unë e kam shumë merak atë fushën atje që është simbol i harresës dhe i braktisje, fushën e futbollit. Projekti më i rëndësishëm është ai i by pass-it për të siguruar gjithë qytetin nga lumi, por edhe për t’i dhënë mundësi qytetit të jetojë dhe të mos ngelet si xhep fals. Pikërisht për këtë po diskutojmë dhe jam shumë i bindur se do të vijmë përsëri shumë shpejt këtu për të çelur kantiere të tjera dhe për t’i dhënë mundësi njerëzve që jetojnë këtu që të ndihen njësoj si të tjerët dhe jo të braktisur dhe të harruar siç kanë qenë deri më sot.”

KOMENTE