Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Vjedhësit e energjisë 3 vjet burg, bashkëpunëtorët 5 vjet burg (VIDEO)
English

Rama: Vjedhësit e energjisë 3 vjet burg, bashkëpunëtorët 5 vjet burg (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe qeveria që ajo drejton pak ditë më parë kishin njoftuar masat e rrepta që do të merren për vjedhësit e energjisë.

Dhe po sot, Rama gjatë konferencës me temë “Takim kombëtar, mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, i cili u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, deklaroi se kush vjedh energjinë elektrike do të dënohet me 3 vite burg, dhe ai që bashkëpunon në vjedhjen e energjisë do të dënohet me 5 vite burg.

“Është bërë aq e natyrshme që energjia të vidhet, sa që nuk është aspak çudi që ndaj këtij operacioni që kemi lajmëruar 5 ditë më parë, jo pak njerëz të arsyeshëm, të komentojnë se kjo që po synojmë të bëjmë ne, është e padrejtë se Shqipëria është e varfër dhe se njerëzit vjedhin nga varfëria.

Nëse varfëria apo pamundësia ekonomike do të ishte vërtet një arsye e pakapërcyeshme për të vjedhur energji elektrike, pse nuk ekziston një pensionist që vjedh energji. Pse nuk i shkon mendja një pensionisti që ka vështirësi, që paguan më shumë se çdo kush tjetër, të vjedhë. Kjo nuk është arsye. Nuk është varfëria arsyeja pse bashkëpunëtorë të hajdutëve të vjedhjes së energjisë, e bëjnë këtë, apo kompanitë e mëdha, lokalet në qendër të Tiranës të mos paguajnë”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se më 23 qershor nuk kanë ardhur për t’u rizgjedhur, por për të zgjidhur problemet që Shqipëria ka.
“Reforma nuk është bërë asnjëherë ashtu siç duhet, sepse të gjithë e kanë shtyrë me idenë se ka zgjedhje. Ne erdhëm më 23 qershor për të bërë zgjedhjet e duhuara që Shqipëria të ndryshojë faqe dhe secili të marrë me çdo kusht përgjegjësinë, dhe që Shqipëria të kapërcejë periudhën e tranzicionit. Kjo është e mundur po nuk mund të ndodhë nëse ne bashkëjetojmë me këtë humbje për shkak të vjedhjes kaq të madhe, e cila duhet të jetë baza e zhvillimit.”

2173

KOMENTE