Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, Unaza e Re. Qëllohet 41 vjeçari me 4 plumba
English

Tiranë, Unaza e Re. Qëllohet 41 vjeçari me 4 plumba

TIRANË - Një atentat ndaj një 41-vjeçari ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë në zonë e Unazës së Re. I shënjestruari është qëlluar me katër plumba dhe ndodhet në vdekje klinike.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se drejt Krenar Hasan Aliajt është qëlluar 4 herë me pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në zonën e Unazës së Re, ku burime për televizionin "A1 Report" bëjnë të ditur se 41-vjeçari ndodhet me vdekje klinike.
Autorët e kanë qëlluar nga motori 41-vjeçarin i cili ndodhej në një nga lokalet e zonës dhe më pas janë larguar në drejtim të Mzezit. 
Nga të dhënat e para të policisë, ngjarja dysohet të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërsa nga dëshmitë e qytetarëve mësohet se kanë qenë dy atentatorë të cilët po lëviznin me motor.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë mësohet se janë ngritur 8 postblloqe me forca speciale në rrugët hyrëse të kryeqytetit, në Unazën e Re, në zonën e Komunës së Parisit si dhe në autostraden Tirane-Durres.

KOMENTE