English


Valvulat e zemrës. Si punojnë ato

Valvulat e zemres

Brenda zemres ndodhen kater valvula- valvula pulmonare, valvula trikuspidale, valvula mitrale dhe valvula e aortes.

Valvulat e zemres funksionojne ne te njejten menyre si valvulat nje drejtimshme te pompave te ujit ne shtepite tuaja, duke penguar gjakun qe te rrjedhi ne drejtimin e gabuar.

Si punojne valvulat e zemres


Hapja e valvulave trikuspidale dhe mitrale.

Gjaku hyn ne zemer nepermjet dy venave te medha, vena kava inferior dhe superior, duke zbrazur gjakun e varfer me oksigjen nga trupi, ne atriumin e djathte. Gjaku kalon nga atrium I djathte ne vetrikulin e djathte nepermjet hapjes se valvules trikuspidale, dhe nga atriumi I majte ne ventrikulin e majte nepermjet hapjes se valvules mitrale.

Mbyllja e valvulave mitrale dhe trikuspidale.

Kur ventrikuli I djathte eshte I mbushur plot me gjak, valvula trikuspidale mbyllet dhe e pengon gjakun qe te kaloje mbrapsht ne drejtim te atriumit te djathte kur ventrikuli tkurret.


Hapja e valvules pulmonare dhe te aortes

Kur ventrikuli I majte eshte I mbushur plot, valvula mitrale mbyllet, duke penguar keshtu kalimin e gjakut mbrapsht per ne atriumin e majte gjate tkurrjes se ventrikulit te majte.


Hapja e valvules pulmonare dhe te aortes

Nderkohe qe ventrikuli I djathte fillon te tkurret, valvula pulmonare hapet me force. Gjaku pompohet jashte ventrikulit te djathte nepermjet valvules pulmonare ne arterien pulmonare dhe ne mushkeri. Nderkohe qe ventrikuli I majte fillon te tkurret, valvula e aortes hapet me force. Gjaku pompohet jashte ventrikulit te majtenepermjet valvules se aortes per ne aorte, e cila ndahet ne shume arterie dhe furnizon gjithe trupin me gjak.

Mbyllja e valvules pulmonare dhe te aortes.

Kur ventrikuli I djathte e mbaron tkurrjen dhe fillon te relaksohet, valvula pulmonare mbyllet. Nje gje e tille parandalon kalimin e gjakut mbrapsht per ne ventrikulin e djathte.

Kur ventrikuli I majte perfundon tkurrjen dhe fillon relaksimin, valvula e aortes mbyllet. Kjo pengon kthimin e gjakut ne ventrikulin e majte.


Ky cikel perseritet ne vazhdimesi, duke bere qe gjaku te qarkulloje vazhdimisht ne zemer, mushkeri dhe ne trup. Funksionimi normal I kater valvulave te zemres siguron qarkullimin e gjakut gjithmone vetem ne njerin drejtim dhe nuk lejon kthimin e gjakut ne drejtim te kundert.

KOMENTE
  • Valvulat mitrale20:22 - 28 Shtator 2017
    Ju lutem me tregoni per valvulat mitrale a Jan te rrezikshme edhe a ka sherim pres përgjigjje me respekt selvete Meha mitrovic