English

Policia e Qarkut të Gjirokastrës, zbardh vjedhjen e e Shehut të “Teqesë së Shtëpëzit”

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datën 05.10.2014, i vjedhjes me dhunë të Shehut të “Teqesë së Shtëpëzit” në Gjirokastër.

Arrestohet i dyshuari si autori kryesor i ngjarjes.

Shpallen në kërkim katër shtetas të dyshuar si bashkëpuntorë të tij.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pas një pune të mirëfilltë profesionale dhe hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur, më datën 05.10.2014, në Teqenë e fshatit Shtëpëz të rrethit Gjirokastër.

Si rezultat i kësaj pune, në orët e para të mëngjezit të datës 04.11.2014, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Armand Bardhi, vjeç 24, banues në Gjirokastër.

Pasi ky shtetas, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë të maskuar, më datën 05.10.2014, ora 23.00, në fshatin “Shtëpëz i Ri”, të Gjirokastrës, kanë vjedhur me dhunë banesën në pronësi të shtetasit Alim Saraçi, ku kanë marrë 150.000 lekë dhe disa bizhuteri duke ushtruar dhunë fizike mbi Shehun e kësaj Teqeje dhe ndaj djalit të tij.

Njëkohësisht është bërë shpallja në kërkim edhe i katër personave të dyshuar si bashkëpuntorë në këtë ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.

KOMENTE