Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjidhni gjininë e fëmijës. Metoda të ndryshme
English

Zgjidhni gjininë e fëmijës. Metoda të ndryshme

A keni një vizion me ngjyrë rozë apo blu në të ardhmen tuaj? Ndoshta ju e shihni veten duke e lyer dhomën e fëmijës me ngjyrë rozë dhe shkoni në dyqan për të blerë veshje plot lule? Apo ndoshta ju mezi prisni që ta merrni fëmijën në duart tuaja. Ndërsa lindja e një foshnje të shëndetshme është me sigurinë më të madhe prioriteti juaj më i lartë, gjithashtu është plotësisht normale (dhe fare e zakonshme) të jeni të etur për një djalë që ta shtoni folenë tuaj apo digjeni për një vajzë që t’ua marrë mendjen fare. Çfarëdo qoftë gjinia që ju keni për zemër, ka disa mënyra, që janë edhe shkencore edhe të trasha, të cilat munden të manipulojnë Nënën Natyrë dhe të rrisin shanset tuaja për të konceptuar një djalë apo një vajzë. Hidhuni një sy këtyre alternativave të përzgjedhjes së gjinisë.

Përzgjedhja e gjinisë me anë të mënyrave të teknologjisë së lartë

Në qofte se ju jeni ndihmuar nga shkenca për të mbetur shtatzënë, mund të keni paksa në dorë edhe se cilën nga gjinitë do të zgjidhni. Por sado premtuese dhe emocionuese të duken në pamje të parë këto ndihma të teknologjisë së lartë, duhet të kini në mend që këto metoda të përzgjedhjes së gjinisë janë të kushtueshme, invazive, ndonjëherë të debatueshme dhe mund të kërkojnë që ju të plotësoni disa kritere të rrepta për t’i pranuar.

Diagnoza gjenetike e para mbjelljes:

Kjo metodë është krijuar për të ndihmuar çiftet që kanë kaluar një testim gjenetik dhe e dinë që ata janë mbartës të sëmundjeve serioze të lidhura me gjininë (disa sëmundje trashëgohen nga djemtë dhe jo nga vajzat, dhe anasjelltas). Përdoret në fekondimin in vitro. Mjekët nxjerrin një qelizë nga embrioni që ndahet me shpejtësi dhe e ekzaminojnë atë për të përcaktuar gjininë. Vetëm embrionet e seksit të dëshiruar do të mbillen në mitrën e nënës. Ndërsa kjo metodë është e efektshme, ajo është po ashtu edhe e debatueshme, dhe shumica e qendrave të pjellorisë nuk e inkurajojnë këtë në qoftë se nuk ka ndonjë arsye reale mjekësore për të zgjedhur gjininë.

Klasifikimi i spermës:

Kjo teknikë e përzgjedhjes së gjinisë përfshin ndarjen e spermës që prodhon vajzë (sperma X) nga sperma që prodhon djalë (sperma Y) në laborator dhe pastaj futja e spermës që prodhon gjininë e dëshiruar në mitrën e nënës me inseminim intrauterin ose duke përdorur spermën e zgjedhur për të fekonduar një vezë in vitro.

Përzgjedhja e gjinisë me anë të mënyrave të teknologjisë së ulët

Në qoftë se ju dhe partneri juaj po konceptoni me anë të metodave të vjetra (domethënë pa ndihmën e një profesionisti mjekësor), ka mënyra më pak të kushtueshme dhe më pak invazive për të provuar përzgjedhjen e gjinisë. Por siç edhe mund ta përfytyroni, këto metoda janë më pak të efektshme dhe nuk janë provuar të jenë më të suksesshme se sa lënia e natyrës të ndjekë rrugën e vet. Megjithatë, nuk bën dëm fare që të provoni.

Metoda Shettles:

Teoria kryesore që mbështet këtë metodë të përzgjedhjes së gjinisë, e cila ka sukses në 75% të rasteve (megjithëse studime të pavarura nuk e mbështesin këtë pretendim), është se sperma X lëviz më ngadalë por rigjenerohet më shpejt dhe jeton më gjatë se sperma Y, që është më e shpejtë por ka intervale më të shkurtra të jetës. Pra, në qoftë se ju synoni që të keni një vajzë, ju duhet të kryeni marrëdhënie seksuale dy deri në katër ditë para ovulacionit, në këtë mënyrë, sperma X do të jetë e vetmja spermë e gjallë dhe që pret në tubat fallopianë në kohën që veza bie në to disa ditë më pas. Në qoftë se doni një djalë, ju duhet të bëni seks sa më pranë ovulacionit sepse spermatozoidet e shpejtë Y do të ketë më shumë të ngjarë që të arrijnë të parët tek veza, shkruan e përditshmja doktori im. Ekzistojnë edhe specifika të tjera që duhen respektuar të cilat e bëjnë traktin vaginal më tërheqës për spermatozoidet e të dy tipave (siç janë pozicionet dhe fakti nëse gruaja kalon apo jo në orgazëm) dhe në qoftë se ju do të bëni një provë, kjo gjë natyrisht nuk do t’i pakësojë shanset 50 me 50% që ju i keni në xhep.

Metoda Whelan:

Kjo metodë është e kundërta e metodës Shettles. Ajo bazohet në idenë që ndryshimet biokimike në trupin e një gruaje në disa momente të cikleve të saj e bëjnë më të mundshme që spermatozoidet Y të fekondojnë një vezë, ndërsa në momente të tjera biokimia do të favorizojë spermatozoidet X. Kështu, për të pasur nj djalë, ju duhet të bëni seks katër deri gjashtë ditë para ovulacionit, dhe për të pasur vajzë ose dy deri tre ditë para ovulacionit ose në ditën e ovulacionit. Kritikët e kësaj metode thonë që marrëdhëniet seksuale katër deri gjashtë ditë para ovulacionit janë shumë larg nga çlirimi i vezës edhe për të mbetur shtatzënë, sepse sperma nuk mund të mbijetojë kaq gjatë.
Përzgjedhja e gjinisë në mënyra jo teknologjike

Këto metoda, të treguara nga gratë e vjetra janë të bazuara në njëfarë studimi statistikor por nuk kanë asnjë garanci për sa i përket saktësisë së tyre. Disa teori fokusohen tek ushqimi. P.sh. për të pasur një djalë disa studime thonë që ju duhet të ushqeheni me mish, ushqime të pasura me potasium dhe kripë. Për të pasur një vajzë, dieta juaj duhet të përmbajë vezë, kos dhe natyrisht çokollatë. Metoda të tjera fokusohen në pozicionet seksuale. P.sh. për të rritur shanset për të pasur djalë bëni dashuri në pozicionin e qenit dhe sigurohuni të arrini në klimaks e para. Dhe në qoftë se doni vajzë, provoni pozicionin e misionarit dhe lini mashkullin të arrijë orgazmën i pari.

KOMENTE