English

PD:Rama, çdo javë një agresion të ri ndaj studentëve

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së drejtë e legjitime të studentëve shqiptarë

Studentët tanë po gjenden cdo javë para një akti të ri agresioni, trajtimi dashakeq, apo arrogance qeveritare.

Rritja e tarifave brenda një viti nga 33 përqind në Tiranë, e deri në 75 përqind në Universitetin e Korcës, apo 95 përqind në Universitetin Bujqësor, është një masë e dhunshme dhe shkatërruese për të rinjtë dhe jetën e tyre akademike.

Ndërsa deklaron se do të bëjë reformë në arsim, qëllimi i Edi Ramës është të zhvasë xhepat e shqiptarëve për të paguar borxhet e një ekonomie tashmë të rrënuar.

Asnjë investim në arsim, asnjë shtesë për pedagogët, të gjitha në xhepat e qeverisë së korruptuar dhe të paaftë për të paguar borxhet.

Protesta e studentëve kundër rritjes së menjëhershme të tarifave nga qeveria është legjitime.

Po para se t’i asfiksojë ekonomikisht, qeveria ndërmori shumë hapa armiqësorë ndaj studentëve.

Ulja e numrit të kuotave për studimet master, mbyllja e disa filialeve, vendimi i papritur për shpërnguljen e tyre nga një godinë universitare me traditë, hedhja në rrugë e të gjithë atyre që duan studimet part time; janë të gjitha dëshmi e një qëndrimi anti-arsim, anti-rini, anti-studentë, të Edi Ramës.

Duke shkelur me përcmim një të drejtë themelore e përcaktuar edhe në Kushtetutë, sic është e drejta për arsimin e lartë, Edi Rama po nëpërkëmb ambicien dhe dëshirën e të rinjve për dije.

Ndërhyrja që ka bërë me kufizime, vështirësitë ekonomike që u ka krijuar studentëve, dhe familjeve të tyre, janë të dënueshme e të papranueshme.

Partia Demokratike i përkrah kërkesat e studentëve, i sheh ato si të drejta e legjitime.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve t’i bashkohen studentëve në këtë protestë, me këtë kauzë të drejtë të pjesës më vitale të shoqërisë tonë.

KOMENTE