Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baton Haxhiu: Rama e ndryshoi fjalimin në avion
English

Baton Haxhiu: Rama e ndryshoi fjalimin në avion

Edi Rama, kryeministri shqiptar, ka ndryshuar fjalimin në avion gjatë fluturimit për në kryeqytetin serb.

Këtë detaj interesant e ka zbuluar gjatë një emisioni në “KlanKosova” drejtori i këtij televizioni në Prishtinë, Baton Haxhiu, shkruan "Shekulli", i cili ka qenë një ndër gazetarët shqiptarë që e ka ndjekur nga afër vizitën e kryeministrit në Beograd.

“Fjalimi i Ramës është ndryshuar në avion. Rama nuk ka lejuar që fjalimi të përkthehet nga përkthyesit serb”, tha Haxhiu.

Haxhiu nuk e ka zbuluar se cila pjesë e fjalimit është ndryshuar, por ka thënë se mbetet në dorë të publikut të gjykojë nëse ai ishte i duhuri apo jo.

Haxhiu tha gjithashtu se gjatë takimit 20-minutësh mes dy kryeministrave është folur edhe për Kosovën.

“Nuk është e vërtetë që nuk është hapur çështja e Kosovës në takimin 20-minutësh mes Ramës dhe Vuçiçit”, tha Haxhiu.

Më tej analisti tha se Rama e ka ironizuar Vuçiçin në dy momente. Kjo ka ndodhur kur është folur për ndeshjen e radhës në Shqipëri me Serbinë dhe kur kryeministri Rama e ftoi Vuçiçin në Tiranë.

“Rama i ka thënë Vuçiçit që po deshe sill drona e flamurë sa të duash. Ky ka qenë një ironizim, ndërsa e dyta ka qenë ku i tha eja në Tiranë dhe shprehi qëndrimet e tua, të cilat ne nuk e cilësojmë si provokim”, tha Haxhiu.

KOMENTE