English

Basha pret në zyrën e tij kampionin e Europës në karate

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij edhe nënkampionin e botës dhe kampionin e Europës në karate, versioni shotokan, 15 vjeçarin Bekim Basha dhe trainerin e tij. Z. Basha shprehu kënaqësinë e veçantë që shumë prej sportistëve të sport-klub “Tirana” kanë ngritur lart flamurin shqiptar në kompeticione ndërkombëtare, duke u shpallur kampionë Europe e bote.

Rezultatet e jashtëzakonshme të të rinjve, mes të cilëve dhe Bekim Basha janë garanci -tha Basha, për të ardhmen e sportit dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë edhe në të ardhmen.

Bashkia e Tiranës, - tha z. Basha do të vazhdojë t’u kushtojë vëmendje të veçantë trajtimit të sportistëve dhe ambienteve të tyre të stërvitjes. Në këtë kuadër, kryebashkiaku Basha bëri të ditur nisjen e menjëhershme të punës për përmirësimin e ambienteve sportive në të cilat stërviten edhe karateistët.

Krahas shpërblimeve për kampionët e tjerë të Europës dhe botës, z. Basha bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak dhënien e një shpërblimi të veçantë dhe për nënkampionin e botës dhe kampionin e Europës në karate, Bekim Basha.

KOMENTE