Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lamtumira e fundit për Dr. Florin. Familjarë, miq e shokë e përcjellin për në banesën e fundit
English

Lamtumira e fundit për Dr. Florin. Familjarë, miq e shokë e përcjellin për në banesën e fundit

Në ambjentet e Radio Televizionit Shqiptar, janë zhvilluar edhe homazhet për ti dhënë lamtumirën e fundit nga familjarët miqtë, shokët dhe adhurues të muzikës së 35 vjeçarit kandautrit që për 12 vjet iu prezantua publikut e u njoh si, njeriu i shpresës në mes të paradoksit, Florian Kondit, i njohur si Dr Flori, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.


Në ditën e lamtumirës për Doktor Florin kanë nisur edhe hetimet për pretendimet e familjarëve të tij se autoambulanca është vonuar pas njoftimit për gjendjen e rëndë shëndetësore të këngëtarit, por edhe për veprimet e mjekëve të Urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Policia bën të ditur se nga hetimet paraprake, ka rezultuar se autoambulanca e urgjencës së Tiranës ka qenë në një tjetër ngjarje në momentin që është marrë njoftimi për gjendjen shëndetësore të Doktor Florit.
Ndërkaq ende nuk janë bërë publike as rezultatet e autopsies, që do të zbardhin shkaqet e vdekjes së këngëtarit Florian Kondi, i cili ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Vdekja e tij dhe dërgimi nëspital

Florand Kondi, i njohur me emrin e artit Dr. Flori ka lindur më 28 shkurt të vitit 1979. Rreth mëngjesit të ditës së djeshme, 35-vjeçari është ndarë nga jeta. Dyshohet se shkak për largimin e tij nga jeta është takikardia, e njohur ndryshe në gjuhë popullore, rrahjet e shpeshta dhe të shpejta të zemrës. Mjeku që e ka pritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, tek Urgjenca ka pohuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Kështu pohojnë edhe burime të tjera nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që e kanë pritur në trupin e Florand Kondit pa shenja jete rreth orës 09:20 minuta të paradites së djeshme. Trupi ka mbërritur në Urgjencë me një ambulancë, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Blerina dhe vëllai i vetëm i Florand Kondit, Albani.

Ka qenë pikërisht bashkëshortja e këngëtarit ajo që ka lajmëruar për ndihmë Alban Kondin, vëllanë e të ndjerit dhe njëkohësisht edhe një prej pjesëtarëve të grupit “Produkt 28”. Albani dhe Blerina më pas janë nisur për në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza” ku edhe kanë mbërritur me trupin e pajetë të këngëtarit Dr. Flori. Më pas, me dëshirën e familjarëve është bërë i mundur transportimi i trupit të pajetë i këngëtarit drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore, që ndryshe njihet edhe si Morgu i QSUT-së, për të pasur një shpjegim më të qartë për shkaqet që e dërguan Florand Kondin drejt vdekjes. Gjithsesi, pritet që mjekësia ligjore të nxjerrë zyrtarisht shkaqet e vdekjes, por dyshimet më të forta janë dhe për një atak kardiak zemre, që ka ardhur si pasojë e konsumimit të drogës.

Rezultatet kërkojnë një afat kohor të përcaktuar, që zgjat rreth 2 javë. E deri atëherë mbetet që të presim detaje edhe nga policia.
Ai ishte pjesë e skenave shqiptare që prej 12 vjetësh. Ishte aq realist dhe aq i drejtpërdrejtë, sa edhe jokonfliktual. Pjesëmarrës në të gjitha festivalet që prodhon skena shqiptare, ai asnjëherë nuk u lakua si një emër që përcillte konflikte. Atë e donin të gjithë. Në hitin e vitit 2003 “Tirona”, tre djemtë e West Side Family, ku Dr. Flori ishte një hallkë e rëndësishme, së bashku me kryeministrin aktual Edi Rama, këndojnë për kryeqytetin paradoks, i cili mbetet vendi i shpresave. “Çohu” do të ishte bashkëpunimi tjetër me kryeministrin që do të kthehej sërish në hit. Ishte një thirrje ndaj shqiptarëve për të reaguar ndaj gjendjes politike, ekonomike dhe sociale në të cilën ndodheshin. Mesazhet që Dr. Flori ka dhënë përmes teksteve të këngëve kanë qenë të jashtëzakonshme, por u desh të ikte nga jeta, ndoshta edhe për shkak të atyre mesazheve të cilave nuk iu përmbajt dot. “Ku ka si Tirona” e më pas “Do të vij të dielën”, bashkëpunim këtë me Ermal Mamaqin, që do ta prezantojnë gjithsesi në kujtime si një njeri gazmor, në paradoksin dhe kryeqytetin që ai e lakmonte gjithnjë.

KOMENTE