Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fuqia e 1.8mld: Adoleshentët, të Rinjtë dhe Transformimi i të Ardhmes
English

Fuqia e 1.8mld: Adoleshentët, të Rinjtë dhe Transformimi i të Ardhmes

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka marrë pjesë në (18/11/2014) në takimin me të rinj dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, me rastin e prezantimit të raportit vjetor të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA):
“Gjendja e Popullsisë së Botës 2014 – Fuqia e 1.8 miliardëve: Adoleshentët, të rinjtë dhe transformimi i të ardhmes”.

Në aktivitetin e organizuar në formatin debat/diskutim midis të rinjve aktivistë dhe katër institucioneve kyçe shtetërore që hartojnë dhe zbatojnë politikat për rininë, ishin gjithashtu të pranishëm zj. Zineb Toumi-Benjelloun, Koordinatore e Agjensive të OKB-së në Shqipëri, zj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, z. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe z. Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme.

Gjatë debatit do të bëhet një lidhje direkte me zyrën rajonale të UNFPA-së të Europës Lindore dhe Azisë Qëndrore, ku u dhanë mesazhe nga të rinj të vendeve të rajonit në lidhje me rëndësinë e investimit tek të rinjtë. Studentët e pranishëm diskutuan me Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe me Ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla në lidhje me nismat e qeverisë për fëmijët e ngujuar dhe edukimin e tyre. Krahas pyetjeve për arsimin studentët dhe nxënësit shprehën interes edhe për disa çështje të rëndësishme si, punësimi i tyre, shërbimi shëndetësor, siguria, arsimi profesional, etj.

Duke i’u përgjigjur pyetjeve të nxënësve, studentëve dhe aktivistëve të pranishëm në takim, Ministri Beqaj foli për nismat dhe projektet duke theksuar se “problemet e grupmoshës tuaj, janë probleme të rëndësishme edhe për kujdesin shëndetësor”. Ministri tha më tej se me programet e vazhdueshme, edhe në bashkëpunim me UNFPA-në, do të vazhdojmë duke u përqëndruar në zonat periurbane dhe ato rurale, ku edhe sot kemi prani relativisht të kufizuar të ofrimit të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu, kreu i shëndetësisë në vend foli edhe për nismën “Shqipëria Jo Duhanit”, e cila synon që jo vetëm të kufizojë duhanpirjen në moshat e rritura, por edhe të nxisë që sa më pak të rinj ta nisin këtë ves, i cili është sot përgjegjësi kryesor për dy grupsëmundjet që rëndojnë më shumë mbi shëndetin në rang botëror: sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet tumorale.

Edhe nisma e Qeverisë, për të punësuar, që nga janari, 750 mësues të edukimit fizik, për të rritur nga 1-3 herë në javë orët e edukimit fizik, është pjesë e një përpjekjej për të nxitur një mënyrë shumë më të shëndetshme jetese dhe për të parandaluar sëmundjet në moshën tuaj, - tha ai.

Lidhur me parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm në moshat më adulte, Ministri Beqaj tha se se brenda këtij viti, do të fillojë një program kombëtar i përhershëm i kontrolleve periodike shëndetësore bazë për çdo person që jeton në Shqipëri i grupmoshës 40-65 vjeç.

Në vijim, diskutimi i plotë pyetje-përgjigje i Ministrit Beqaj me të rinjtë/aktivistët e pranishëm në takim.

---###---

Pyetje nga një e re me Parlamenti Rinor Europian: Në fakt pyetja ime lidhet me shërbimet mjekësore të të rinjve, është një nga çështjet që personalisht dhe grupmoshën time, e ka prekur gjatë moshës së gjimnazit, ashtu sikurse vazhdon ta prekë edhe tani. Neve kemi mundësi që të kemi shërbime mjekësore për të rinj deri në gjimnaz, ndërkohë që në shëndetin publik, është pak e vështirë për të gjetur ekspertët e duhur ku ne mund të drejtohemi për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhimit. A do të ketë mundësi që të trajnohen punonjësit e shëndetit publik në mënyrë që ne t’i drejtohemi institucioneve shtetërore, përveçse organizatave, të pakëta, që ekzistojnë në këtë fushë?

Ministri Beqaj: A mund të më tregosh rastin kur je drejtuar dhe /s’ke patur mundësinë ta kesh këtë gjë? Një rast!

E reja nga Parlamenti Rinor Europian: Unë personalisht në fakt nuk kam patur…

Ministri Beqaj: Ose një anëtare e shoqatës tuaj!

E reja nga Parlamenti Rinor Europian: Ne jemi një organizatë që nuk merremi fare lidhur me këtë temë. Unë jam në kontakt me personat që vijnë edhe nga rrethet dhe është pak e vështirë që të shkosh tek një gjinekolog në Shqipëri, dhe të të presë ashtu siç duhet.

Ministri Beqaj: Sigurisht që, problemet e grupmoshës tuaj, janë probleme të rëndësishme edhe për kujdesin shëndetësor. Është e vërtetë që ne, deri në një moshë të caktuar, e mbulojmë kujdesin shëndetësor për të gjithë ju, por që praktikisht, duke mos patur një mundësi aksesi të lehtë, të plotë, edhe ai mbulim bëhet diçka e paarritshme, ngelet në letër.

Dhe padyshim që ne kemi në Shqipëri, sidomos në drejtim të aksesit, barriera gjeografike dhe kulturore. Në rastin tuaj, mund të kemi financiare. Praktikisht, barrierat gjeografike dhe kulturore, kthehen në pengesë dhe mund të krijojnë probleme shëndetësore, që mund t’i vuajnë, në mosha të mëvonshme, sidomos që lidhen me atë pjesë të shëndetit gjinor, që është i domosdoshëm për të krijuar familje.

Në shërbimin parësor, pa qenë nevoja që të shkosh te gjinekologu, që shkohet për një patologji, ka mjekë, të cilët kanë marrë në mënyrë të herë pas hershme dhe ka programe që vazhdojnë të marrin për formim profesional, për të trajtuar këto çështje që kanë moshat e reja.

Sigurisht, mund të fillojnë që nga ato më të thjeshtat ndryshimet trupore. Sigurisht, konstatohet edhe në Shqipëri, mosha e pubertetit po bëhet gjithnjë e më e hershme dhe padyshim, problemet që lidhen me modelet gjinore, ne po heqim edhe përqasjen ndaj alkoolit, duhanit apo substanca edhe më të dëmshme, janë probleme të cilat shërbimet tona të kujdesin parësor i mbulojnë.

Dhe në programet e vazhdueshme, edhe në bashkëpunim me UNFPA-në, ne kemi programe dhe do të vazhdojmë t’i vijojmë edhe vitin tjetër. Problem vazhdojnë të mbeten zonat rurale, ku aksesi është problem distance dhe sidomos ato zona, që unë po i quaj periurbane, janë bërë lëvizje në dy qytetet tona të mëdha, ku edhe sot kemi prezencë relativisht të kufizuar.

I riu #2: Sipas një koncepti të OBSH-së, të cilin po e citoj tani: “Shëndeti është një mirëqenie e plotë, fizike, psikologjike, sociale dhe ekonomike dhe jo, thjesht, mungesa e sëmundjes”. Rrjedhimisht, do të thotë se më e rëndësishme është të parandalosh se sa të kurosh. Pyetja ime është: A ka ndonjë plan konkret për t’i dhënë më shumë hapësirë veprimi parandalimit, promocionit të shëndetit, shëndetit publik në veçanti dhe specialistëve të tij?

I ri nga Parlamenti Rinor Europian: Kam një pyetje që mund t’i përgjigjet zoti Tahiri dhe zoti Beqaj. Ka të bëjë me situatën e martesave dhe lindjeve para moshës 18 vjeç. Studimet demografike të vitit 2008-2009, 2% e të anketuarve kishin pasur lindje para moshës 18 vjeçare. Me sa di unë, kjo ndikon për keq, si në shëndetin e nënës, ashtu edhe të fëmijës. Gjithashtu, martesat për meshkujt para moshës 18 janë të paligjishme, a ka ndonjë plan apo strategji qeveria për të ulur këtë shifër dhe për të mbrojtur integritetin e njerëzve për të pasur të drejtën të zgjedhin se me kë do martohen?

Ministri Beqaj: Besoj se nisma “Shqipëria Jo Duhanit” është një nismë e mirë, që jo vetëm kufizon duhanpirjen në moshat adulte, por edhe josh shumë më pak të rinj që ta nisin këtë ves, i cili është sot përgjegjësi kryesor për dy grupsëmundjet që rëndojnë më shumë mbi shëndetin në rang botëror: sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet tumorale.

Edhe nisma e Qeverisë, - se këtu po flas edhe në emër të koleges sime, Ministres së Arsimit, - për të punësuar, që nga janari, 750 mësues të edukimit fizik, për të rritur nga 1-3 herë në javë orët e edukimit fizik, janë pjesë e një jetese shumë më të shëndetshme dhe për të parandaluar sëmundjet në moshën tuaj.

Lidhur me parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm në moshat më adulte, siç mund ta keni dëgjuar, - dhe mund të afektojë prindërit tuaj, - besoj se brenda këtij viti, do të ndërmarrim një program kombëtar të përhershëm, duke ofruar kontrolle shëndetësore bazë, për çdo person që jeton në Shqipëri , nga mosha 40-65 vjeç. Gjithashtu, besoj se, aksioni i shkëlqyer, fillimisht në Lazarat, pastaj në gjithë gjithë vendin, për të ndaluar kultivimin e kanabisit, është një pasuri e shtuar, për të pakësuar rreziqet që grupmosha juaj është e ekspozuar.

Sigurisht që, brezat e studentëve, që mbarojnë edhe shkallën e dytë të studimit universitar në shëndetin publik, do të kenë mundësinë e punësimit, në shërbimin parësor dhe Inspektoratin Shëndetësor Shtetëror që sapo është krijuar.

E re nga Qendra Rinore “PO”: Në sistemin shëndetësor shqiptar, nuk ka ndonjë akses miqëor për të rinjtë, sepse është i adoptuar për moshat e reja ose për moshat e rritura. A ka ndonjë plan për të ndërtuar ndonjë sistem të adaptuar për moshat e reja?

Ministri Beqaj: Ne kemi në plan të ndërtojmë sistem shëndetësor të dedikuar për mosha të ndryshme. Por, sigurisht, brenda sistemit tonë të kujdesit shëndetësor, brenda atij parësor sepse çmojmë që për shumicën tuaj, ai është kontakti i parë i nevojshëm. Siç e thashë në një pyetje të mëparshme, mjekët e familjes, mjekët e kujdesit parësor, janë trajnuar, po trajnohen dhe do vazhdojnë të trajnohen për të qenë më afër problematikave të moshave tuaja.

Gjithashtu, ne besojmë se, në bashkëpunim me një program të financuar nga Bashkimi Europian, do të kemi shumë më tepër informacion dhe internet për probleme specifike, që lidhen me gjuhën shëndetësore të informacionit, për probleme specifike në lidhje me çështje që ju shqetësojnë, apo shqetësojnë shëndetin tuaj, të paktën në bazë të informacionit që ne mbledhim nga gjithë qendrat shëndetësore në vend. Kjo lidhet edhe varësinë ndaj drogës, lidhet edhe me problemet e shëndetit riprodhues, apo të edukatës seksuale, të cilët jeni në moshë, apo probleme që lidhen me obezitetin. Pastaj, për probleme specifike që lidhen me sëmundjet, këto fillimisht i trajtojmë në shërbimin e pediatrisë dhe pastaj në shërbimet spitalore për adultë që lidhen me moshën tuaj.

I Ri nga Parlamenti Europian: Përshëndetje të drejtpërdrejtë. Ne jemi nga Fakulteti i Shëndetit Publik dhe idea është që, kuotat e pranimit të studentëve janë rritur shumë. OK, këtë vit janë ulur. Shumë studentë përfundojnë shkollën, nuk kanë vende pune, sepse i zënë mjekët. Për një projekt shkencor për duhanin, e bënte një mjek. Përderisa është projekt shkencor dhe përderisa ne jemi të shëndetit publik, përse këtë punë duhet ta marrin mjekët. Idea është, meqë ne po bëjmë një shkollë, shumica dalin dhe nuk kanë vende pune, atëherë si do zgjidhet ky problem? Ka shumë studentë, vendet e punës janë shumë të pakta, edhe ato pak që janë, zihen nga mjekët.

Ministri Beqaj: Së pari, Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjegjëse për punësimin e atyre që mbarojnë shkollën, pavarësisht nëse ato mbarojnë mjekësi, shëndet publik, farmaci. Ne jemi përgjegjës për të hartuar politika, afatmesme dhe afatgjata për nevojat që ka në të ardhmen sistemi i kujdesit shëndetësor.

Dhe për sa kohë ne kemi zgjedhur të ecim drejt Mbulimit Universal, ajo çfarë ne si Ministri Shëndetësie kërkojmë nga Universiteti Mjekësor, është që të orjentojmë kurrikulat dhe programet drejt këtij vizioni.

Së dyti, nëse ka patur vitet e mëparshme, kuota shumë të larta të shëndetit publik, kjo ka qenë një zgjedhje që kanë bërë vetë studentët që të diplomohen aty.

Sot, ne kemi nevojë për specialistë të Shëndetit Publik, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe sigurisht këto nevoja do t’i plotësojmë me këto specialistë, në radhë të parë, duke përcaktuar përshkrimin e vendit të punës.

Nëse një projekt shkencor, - se Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet rajonale nuk drejtojnë projekte shkencor, ai që drejton projektin, - ka përzgjedhur të marrë një mjek, që nuk lidhet me specifikat e sëmundjeve të mushkërive, të sëmundjeve kardiovaskulare, është zgjedhje e vetë atyre që drejtojnë projektin, sepse unë nuk di të them paraprakisht se kush ka qenë vizioni i atij projekti.

Me duhanin mund të merresh për parandalimin dhe promocionin, apo mund të kesh një projekt për të analizuar në mënyrë të detajuar pasojat e duhanpirjes për një grupmoshë të caktuar, atëherë do të merret kujdesi shëndetësor.

Unë do të doja të uroja një jetë më të shëndetshme, më shumë sport, më shumë aktivitet fizik, sa më larg duhanit, sa më larg alkoolit dhe sa më të vetëdijshëm në fillimin e jetës seksuale.

KOMENTE