Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prezantohet projekti për mbështetjen e zhvillimit turistik të Skraparit
English

Prezantohet projekti për mbështetjen e zhvillimit turistik të Skraparit

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në prezantimin e projektit për mbështetjen e zhvillimit turistik të Skraparit.
Ky projekt i iniciuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) dhe i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkia e Çorovodës dhe disa komuna të zonës synon që nëpërmjet infrastrukturës turistike të promovohen bukuritë natyrore dhe produktet bio të Skraparit. Vlera e këtij projekti është 75 milionë lekë.

Të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ishin Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, përfaqësues të IADSA-s si edhe deputetë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përgëzoi këtë bashkëpunim midis qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për mbështetjen e turizmit në këtë zonë.
“Unë dua të përgëzoj këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis dy qeverive. Dua të përgëzoj bashkëpunimin e kryetarëve të bashkive dhe të komunave me këtë projekt në interes të komunitetit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Dua të falënderoj Ministren Gjermeni për angazhimin e saj dhe të Ministrisë që do ta ndjekë këtë projekt deri në kurorëzimin e tij me sukses. Besoj se jemi në kohën e duhur për të sjellë në vëmendje të turistëve vendas dhe të atyre ndërkombëtarë këto bukuri përrallore natyrore që u përmendën këtu. Natyrisht duke sjellë edhe disa produkte turistike që deri tani i mungojnë zonës, sidomos në fushën e shërbimeve, të ruajtjes së traditave dhe të prezantimit të tyre në mënyrë sa më të cilësore”, theksoi z. Meta.
ne bashkine e skraparit vKryetari i Kuvendit shprehu bindjen se me mbështetjen e duhur do të nxirren në pah vlerat turistike që ka zona e Skraparit dhe do të lehtësohet zhvillimi i turizmit.
“ Unë kam bindjen e plotë që shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë , dhe do të ndryshojnë dhe ne nuk do të mbetemi vetëm në shfrytëzimin, ku prapë mbetet shumë hapësirë për më shumë bukuri tona bregdetare apo dhe malore në përgjithësi, por në veçanti të çdo zone. Lugina e Osumit është e jashtëzakonshme, është unike, aq më tepër kur ajo bashkohet edhe me luginën e Vjosës. Unë mendoj që projekti italian ka qenë shumë i suksesshëm në rrethin e Përmetit dhe besoj se do të jetë shumë i suksesshëm edhe këtu në Skrapar. Prandaj, ju uroj suksese dhe shpreh bindjen që shoqëruar edhe me investime të bëra nga Qeveria shqiptare, padyshim që e gjithë infrastruktura do të nxjerrë në pah këto produkte turistike dhe këto bukuri natyrore, do të lehtësojë si asnjëherë më parë zhvillimin e turizmit. Dhe ju znj. Ministre kur të vini pas një viti, do të vini në kushte më të mira në Çorovodë”, deklaroi z. Meta.
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u shpreh se Qeveria shqiptare e konsideron turizmin sektor strategjik të zhvillimit të ekonomisë.
“Vërtet jam shumë e kënaqur në lidhje me marrëveshjen e një projekti të rëndësishëm që përputhet tërësisht me strategjinë e zhvillimit të turizmit që ka Qeveria shqiptare. Jo vetëm duke e konsideruar turizmin si sektor strategjik të zhvillimit të ekonomisë, por nga ana tjetër duke e parë çdo qytet, çdo njësi vendore si një potencial të jashtëzakonshëm për t’u kthyer në një destinacion të preferuar turistik”, tha znj. Gjermeni.
Duke vlerësuar modelin e bashkëpunimit ndërinstitucional, por dhe me partnerët privatë, Ministrja theksoi se sektori i ekonomisë nuk mund të zhvillohet vetëm nga një ministri apo vetëm nga një qeverisje vendore, por nga të gjithë aktorët duke i koordinuar përpjekjet e përbashkëta.
“U tha nga të gjithë parafolësit që Skrapari i ka të gjitha bukuritë natyrore, i bekuar nga Zoti , natyra dhe të gjitha bashkë, dhe ajo që duhet të bëjmë ne është që ta nxjerrim më në pah këtë potencial turistik duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke respektuar natyrën dhe duke sjellë modele të zhvillimit të turizmit. Mendoj se projekti i sotëm në fakt ka disa komponentë të rëndësishëm që krijon një model bashkëpunimi. E para ka partnerë Ministrinë e Turizmit , Bashkinë Çorovodë që është dhe partneri lider, komuna, operatorë turistikë etj, duke treguar se turizmi është sektori i ekonomisë që nuk mund të zhvillohet vetëm nga një ministri apo vetëm nga një qeverisje vendore. Por nga të gjithë aktorët duke i koordinuar përpjekjet e përbashkëta. Them s ky model që ne fillojmë me këtë projekt është modeli i cili jam i sigurt që do të jetë i suksesshëm”, tha znj. Gjermeni.
Realizimi i këtij projekti pritet që t’i japë një impuls pozitiv rritjes së punësimit dhe të zhvillimit ekonomik të zonës.

KOMENTE