Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtresat në nevojë. Ja si do të paguhet energjia dhe si do të shpërndahet ndihma nga shteti
English

Shtresat në nevojë. Ja si do të paguhet energjia dhe si do të shpërndahet ndihma nga shteti

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi sot seancë dëgjimore me Shoqatën e Invalidëve të Punës si dhe vijoi me diskutimin e buxhetit për vitin 2015, të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Në fjalën e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Punës kërkuan në komision që qeveria të shtojë në buxhetin e 2015-s një fond prej 780 milionë lekësh.
“Mosha jonë mesatare është 49.3 vjeç dhe fëmijët tanë kanë të drejtë të arsimohen. Buxheti i planifikuar për ne për vitin 2015 është 3 miliardë e 24 milionë lekë, por duhen edhe 780 milionë lekë, pasi janë prishur raportet që në të kaluarën. Nga ana tjetër, sot më shumë përfitim ka një individ që nuk ka kontribuar sesa unë që isha kontribues. Megjithatë, nëse kjo është e pamundur, ne jemi për zgjidhjen e problemit me kulturë dhe dialog dhe pranojmë edhe 50% të kësaj shume”, tha Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri.
Z. Omuri tha se sipas indeksit të varfërisë, invalidëve të punës i duhen shtuar edhe 2 dollarë për person, për 65 mijë invalidët e punës.
Më pas, anëtarët e Komisionit vijuan me diskutimin e buxhetit për vitin 2015, të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri shprehu vlerësime për buxhetin 2015 të paraqitur nga qeveria. Duke u fokusuar në zgjidhjet për sektorin energjetik, z. Gjiknuri theksoi se gjatë muajit tetor është ulur në 34 % niveli i humbjeve, ndërsa faturimi është rritur me 10 %.

“Synimi ynë është që të frenohet vjedhja e energjisë, që të mos bëhet barrë për konsumatorin. Këtë muaj ka pasur ulje të konsumit të energjisë në 15%. Kemi rritje të faturimeve me 10%, ka filluar legalizimi i informalitetit në energji”, tha z. Gjiknuri.
I pyetur nga deputetët nëse do të ketë amnisti për kamatëvonesat e akumuluara ndër vite për sektorin e energjisë, z. Gjiknuri tha se ato nuk do të falen, por do të krijohen lehtësira për qytetarët që të shlyejnë detyrimet, siç është shlyerja e pagesës me këste.
Deputeti i LSI-së , Gjovalin Kadeli, kërkoi prej Ministrisë marrjen e të gjitha masave për furnizimin me energji të zonës së Lezhës si dhe të hidroforit me qëllim parandalimin e përmbytjeve.
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erjon Braçe kritikoi qeverinë e mëparshme për keqmenaxhim dhe e cilësoi shkaktare të krizës në sistemin e energjisë.
“Jam i tmerruar nga shifra që dhatë këtu, kosto që arrijnë në 270 milionë dollarë nga këto krime. Një rrugë kemi, të shpëtojmë, edhe sistemin, edhe familjet tona. Për këtë arsye jo vetëm ne si komision, duhet të mbështesim rivendosjen kulturën e pagimit të faturës së energjisë elektrike. Duhet një kulturë e re dhe një disiplinë e re. Disiplina duhet maksimale që të përcillet një mesazh që menaxhohet kjo situatë”, tha z. Braçe.


Familje që përfitojnë

Familjet që do të përfitojnë mbështetje financiare për të paguar faturën e energjisë elektrike, pas heqjes së fashës prej 300 kwh, sipas Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të jenë ato familje në të cilat kryefamiljarët janë pensionistë (duke qenë se paguhet një faturë e energjisë elektrike), të gjithë personat me aftësi të kufizuara sipas kategorive, të verbër, paraplegjikë, tetraplegjikë si dhe gjithë personat që kanë të ardhura të pakta në nivel buxhetor nën 35 mijë lekë. “Na rezulton që nevoja për të plotësuar të gjithë këtë kompensim është diku te 16 milionë dollarë, kështu që kemi marrë shtesë në buxhet, në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nga kategoritë e sipërpërmendura, 204 mijë familje, në total rreth 1 milionë banorë, të mos ndiejnë asnjë qindarkë barrë për çështjet e energjisë elektrike”- u shpeh Veliaj. Ndërsa ministri i Energjisë, Gjiknuri u shpreh: “Është e vërtetë se ka një kategori njerëzish që e kanë vështirë ta përballojnë dhe ky është një fakt. Pikërisht, dhe me mbështetjen buxhetore të parashikuar, 1.6 miliardë lekësh është synuar që të adresohen familjet në nevojë nga çdo lloj ristrukturimi të tarifës së energjisë. Ideja është që ata të marrin para në dorë që të kenë mundësi ta paguajnë energjinë elektrike”.

Sipas Gjiknurit, ky është një fenomen i krijuar për shkak të akumulimit të pagesave dhe kamatave nga vitet e shkuara. Në të njëjtën logjikë është bërë edhe arsyetimi nga ana e Ministrisë së Energjetikës. Varianti për kompensimin e familjeve që kanë kryefamiljar një pensionist apo person me aftësi të kufizuara si dhe ata që kanë të ardhura mujore nën 35mijë lekë në muaj do të kenë një parapagim, një herë në 6 muaj. Ishte menduar që kompensimi të bëhej pasi të ishte bërë pagesa e energjisë elektrike. Kjo mënyrë, sipas Gjiknurit ishte jo praktike. “Gjykuam që ta japim paraprakisht fondin shtesë dhe në qoftë se personat nuk shpenzojnë të njëjtin nivel energjie, atëherë paratë janë të tyre për t’u mbajtur, kështu që ne e marrim në konsideratë këtë dhe propozimi ynë është që të jetë automatikisht në buxhet”- tha ai. Nëse paratë teprojnë konsiderohet një bonus për familjet përfituese, pa pasur nevojë që të bëhet kompensimi me paraqitjen e faturës. Një herë në 6 muaj do të ketë një kontroll periodik, si kusht për të vijuar pagesën. Kështu që do të ketë parapagim dhe jo rimbursim. Pra njerëzit duhet t’i kenë paratë para se të hiqet fasha.

Faturat e prapambetura

Nuk do të falet asnjë faturë e prapambetur. Kështu deklaroi ministri Gjiknuri, dje në raportimin për buxhetin e viti 2015-të në komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Sugjerimi është. Lehtësimi në pagesa ose pagesa të pjesshme por jo amnisti. “Së bashku me korporatën po mendojmë që të ketë lehtësime në pagesa, pra pagesa pjesore të shtrira në kohë, apo edhe iniciativa që të paguash një pjesë të caktuar në kohë për të reduktuar pjesën tjetër. Këto mundësi do të paraqiten shumë shpejt në zyrat e klientit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”- tha ministri. Më tej ai shpjegoi: “Lehtësirat do të jenë të shtrira edhe në vite, në mënyrë që këto borxhe të akumuluara nga familjarët të përballohen.

Një gjë duhet të jetë e qartë: falje nuk do të ketë. Nuk do të ketë falje të tipit të amnistive që faleshin faturat deri në vitin X siç ka ndodhur më parë”. “Nga analiza rezulton se ato kanë qenë shkatërruese, jo vetëm që nuk kanë paguar më njerëzit por përkundrazi janë nxitur që të presin faljen e radhës, fushatën elektorale të radhës. Ky gabim nuk duhet të bëhet më. Lehtësira do të krijojmë. Jam koshient se qytetarët kanë nevojë për shërbime më të mira dhe një pjesë e përmirësimeve financiare të Operatorit të Shpërndarjes do të shkojë për përmirësimin e shërbimeve”- sqaroi Gjiknuri para deputetëve të komisionit .

Gropa në energjinë elektrike do të mbyllet në vitin 2018

Sistemi elektroenergjetik shqiptar, në vitin 2018 nuk do të ketë nevojë për ndihmë nga Buxheti i Shtetit por të do ecë me këmbët e veta. Me tarifat e reja që do të nxjerrë Enti Rregullator i Energjisë në fund të muajit dhjetor, nuk do të mbulohen plotësisht kostot për shkak të elementëve social. Shteti do të vazhdojë të mbajë barrën. Vitin tjetër hendeku pritet të ngushtohet me 120 milion dollar. Pra, një Buxhet më pak i ekspozuar ndaj këtij risku pikërisht përmes masave radikale që pritet të ndërmerren, reduktim humbjesh minimalisht 5 për qind, rritje arkëtimesh dhe kryerje investimesh në kohë. OSHEE-së i detyrohen debitorë me gjithë kamata rreth 1.1 miliardë dollar. Ky është borxhi që të tretët, konsumatorët familjarë, bizneset i kanë kompanisë. Në një kohë të shkurtër janë mbledhur mbi 20 milionë dollarë, po u vazhdua ky trend një pjesë e borxheve të vjetra do të shlyhen.

Zgjidhje e ngërçit në sektorin e energjisë, sipas Gjiknurit është edhe liberalizmi i tregut të energjisë elektrike. Deri në fund të vitit 2015 do të përfundojë investimi që e bën të mundur. Në afatin më maksimal, në janar 2016 të gjithë konsumatorët e lidhur në 35 kilovolt do të dalin në treg të lirë. Kjo do të jetë një normë e detyrueshme dhe brenda 2018-ës mendohet që 40 për qind e tregut të liberalizohet. “Që kur u privatizua OSSH-ja tek CEZ-i, u privatizua duke e nënkuptuar në kushtet e një monopoli natyral. Duhen investime të mëtejshme në rrjet që të bëhet e mundur që të ofrohet ky shërbim edhe nga kompani të tjera. Do të synojmë që liberalizimi të jetë i plotë dhe të krijohet edhe tregu i një dite më parë duke patur një platformë të tregtimit të energjisë. Kuptohet kjo duhet të shkojë në shkallë edhe me të ardhurat e popullatës. Një liberalizim i tarifave për popullatën do të bënte që tarifat të ishin shumë të larta”- u shpreh ministri.

Gjiknuri: Arsyet përse hiqet fasha e 300 kilovatëve

“Është shumë i nevojshëm eliminimi i fashës. Po të shikoni të dhënat, del se janë mbi 200 mijë klientë të faturuar zero, janë 300 mijë të tjerë që faturohen deri në 100 kilovat. Janë shifra të palogjikshme për sa i përket konsumit të energjisë elektrike. Vihet re një rritje e klientëve që përdorin fashën krahasuar me vitet e kaluara. Ky është një deformim i jashtëzakonshëm pasi normalisht konsumi i energjisë është rritur për njësi. Nuk mundet që klientët që përdorin fashën të jenë në këtë numër kaq të lartë, përkundrazi, numri duhet të ulej për shkak të rritjes së konsumit”- ishte përgjigja e dhënë nga dikasteri i energjisë për pyetjes se pse do të hiqet fasha.

Ndërkohë që për vitin 2015 janë porositur një numër i konsiderueshëm sahatesh matës që kanë munguar, pasi për sigurimin e tyre, korporata nuk ka qenë në gjendje ti blejë. Ndërsa kërkesa për kontrata të reja është rritur, janë mbi 5 mijë të tilla.

KOMENTE