English

Karlheinz Kopf, viziton Tiranën me ftesë të kryetarit të parlamentit shqiptar

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta vjen për një vizitë në Tiranë, Kryetari i Dytë i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Karlheinz Kopf

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta do të presë më datë 26 nëntor 2014, në orën 10:00 në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Dytë të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Karlheinz Kopf dhe delegacionin që e shoqëron.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Dytë i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Karlheinz Kopf do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama.

KOMENTE