Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligj për ndalimin e eksportit të parave
English

Ligj për ndalimin e eksportit të parave

Ligji për Transferimin e Çmimit, ndalon kompanitë që kanë degët e tyre në Shqipëri për të transportuar paratë e fitimit në kompanitë mëma. Kosto të alokuara, tarifa menaxhimi, tarifa shërbimi, tarifa teknike dhe shumë transaksione të tjera janë kosto të zakonshme që iu faturohen degëve apo filialeve të kompanive ndërkombëtare në Shqipëri nga mëmat apo palë të tjera të lidhura me to.

Legjislacioni i Transferimit të Çmimit është baza ligjore që iu bën të mundur Drejtorëve të Financave (CFO) dhe Drejtorëve Ekzekutivë (CEO) të këtyre degëve që t’i mbajnë nën kontroll këto kosto, duke ruajtur performancën e tyre, përpara se të ajo të dobësohet nga kostot shpesh edhe të mbingarkuara nga palë të lidhura.

Olindo Shehu, Partner i Taksave dhe Çështjeve Ligjore të “Deloitte Albania dhe Kosova”, sqaroi për “Shekullin” pse kompanitë duhet të mbrohen me ligj për sa i përket transaksionit të parave. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një sfidë më vete për administratën tatimore, por edhe për tatimpaguesit shqiptarë, sipas Shehut. Transferimi i çmimit është një nga legjislacionet më të sofistikuar në nivel ndërkombëtar dhe mungesa e njohurive bazë, informacioneve krahasuese apo eksperiencës së aktorëve kryesore në lidhje me këtë ligj kanë për të qenë disa nga pengesat më kryesore për implementim efektiv të këtij legjislacioni.

Megjithatë, përfitimet nga miradministrimi i Transferimit të Çmimit mund të jenë shumëplanëshe për ekonominë vendase. “Zbatimi i ligjit mbi Transferimin e Çmimit do të ndihmojë jo vetëm filialet e kompanive ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, por do jenë gjithashtu një mburojë e mirë për të mbikëqyrur shumat e kapitalit që dalin jashtë vendit. Për rrjedhojë fitimet e tatueshme të këtyre kompanive mund të rezultojnë dhe në më shumë te ardhura me burim shqiptar që do të qëndronin në vend. Kjo do të mundësonte një stabilitet ekonomik më të madh dhe të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit.”- shtoi Olindo Shehu.

KOMENTE