Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skemat mbështetëse për bujqësinë, dyfishim prodhimi e punësimi
English

Skemat mbështetëse për bujqësinë, dyfishim prodhimi e punësimi

Vite përpjekjesh për të ndërtuar biznesin e tij dhe në pak muaj, me ndihmën financiare prej 15 milionë lekë që përfiton nga AZHBR ia del të dyfishojë kapacitetin e prodhimit dhe të punësimit në stabilimentin e tij të grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të produkteve të mishit.

Kjo është ajo çka i rrëfen Kryeministrit dhe Ministrit të Bujqësisë, sipërmarrësi i një prej investimeve të suksesshme në industrinë e mishit në afërsi të Tiranës, në Prezë.

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin Panariti ishin sot, në inaugurimin e ambienteve të kësaj sipërmarrjeje, që eksporton në Itali dhe në Kosovë.

“Prodhim, përpunim, magazinim dhe bëjmë ciklin e mbyllur në Shqipëri dhe rritje të kapaciteve magazinuese dhe prodhuese. Me këtë investim, kapaciteti është 2500 tonë, për magazinim e përpunimin mund të shkojë në 24 tonë në ditë,” u shpreh sipërmarrësi.

Ministri Panariti theksoi se krahas qendrave të mëdha të përpunimit të mishit që garantojnë edhe standarde të larta të sigurisë ushqimore, inkurajohet edhe rritja e prodhimit të mishit në Shqipëri, që furnizimi i këtyre stabilimenteve të bëhet nga fermerë vendas.

“Ky investim është sinjal i mirë në këtë drejtim, pasi bën lidhjen e prodhimit blegtoral me tregun. Janë këto pika të mëdha të grumbullimit, përpunimit dhe paketimit që i japin vlerë të shtuar, po njëkohësisht që garantojnë edhe respektimin e standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore,” - u shpreh ministri Panariti.

Për Kryeministrin Rama, promovimi i këtyre shembujve të suksesit përcjellin një mesazh shumë të qartë se Qeveria e ka përcaktuar zhvillimin e fshatit, një prioritet kombëtar.

“Sot, për ne, zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë, i fshatit në tërësisht është prioritet kombëtar dhe sot ka një politikë tërësisht të re të kalimit nga bujqësia e mbijetesës dhe e lëmoshave, të shpërndara lart e poshtë pa kriter dhe pa karar për mbijetesën dhe për qëllime banale elektorale, tek bujqësia e zhvillimit intensiv përmes krijimit të shembujve dhe përmes vendosjes së themeleve të një transformimi bazuar tek cikli i mbyllur,” - u shpreh Kryeministri.

Marrëdhënie e re me fermerin dhe prodhimin e quajti më tej Kryeministri, qasjen e Qeverisë që nuk mbështet bujqësinë e mbijetesës, por zhvillimin e qëndrueshëm rural. Me buxhetin e vitit të ardhshëm rritet mbështetja për bujqësinë dhe Kryeministri ftoi sipërmarrësit të investojnë në fshat.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të vetëdijesohen se ne jemi në dispozicion të atyre që duan të marrin pjesë në betejën e madhe për të kaluar nga mesjeta në kapitalizmin në fshat. Kapitalizmi në kuptimin e marrëdhënieve totalisht të reja të prodhimit dhe marrëdhënieve totalisht të reja me shtetin. Financojmë më fort, skemat që sjellin sukses, që sjellin fitim, që sjellin eksport dhe nuk kemi më punë me shpërndarjen e parave lart e poshtë, që treten në lumin e madh të mbijetesës. Nga ana tjetër, rritja e eksporteve që vazhdon të konsolidohet si trend këtë vit është një shenjë e qartë që jemi në rrugën duhur. Vitin e ardhshëm, me buxhetin e 2015-s dyfishojmë skemat e financimit, dyfishojmë fuqinë financiare në dispozicion të këtyre sipërmarrësve dhe i bëjmë thirrje edhe sipërmarrësve që ende nuk i kanë kthyer sytë nga fshati, që e kanë kaluar këtë 20 vjeçar me tulla e me llaç, që kursimet e tyre, depozitat e tyre që tani janë edhe të taksuara më shumë, t’i nxjerrin nga bankat dhe t’i hedhin për zhvillimin bujqësor dhe blegtoral,” - u shpreh Kryeministri.

Skemat e subvencionimit nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural mbështesin çdo sipërmarrës në bujqësi apo blegtori më 50% të financimit për çdo investim të ri në këtë sektor.

Drejtoresha e AZHBR, Suela Popa tha se skema të tilla realizohen për herë të parë dhe po provohen të suksesshme. Sipas saj, qëllimi i AZHBR është jo vetëm realizimi i investimeve, por edhe përgatitja e fermerit shqiptar për të përfituar nga fondet e BE-së.

“Vitin e ardhëm, ne do të dyfishojmë skemat, të cilat do të bëjnë të mundur jo vetëm mbylljen e ciklit, por mbi të gjitha, rritjen, e vlerës së shtuar në vendin tonë. Qëllimi përfundimtar sigurisht është rritja e punësimit, rritja eksporteve dhe mbi të gjitha, arritja standardeve euuropiane. Sfidë jonë nuk është thjesht realizimi i investimeve, por, mbi të gjitha, edhe trajnimi i përfituesve shqiptarë, sepse përveç fondeve të Qeverisë shqiptare, Shqipëria pret të përthithi një portofol mjaft të rëndësishëm investimesh nga fonde të Bashkimit Europian”.

KOMENTE