Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projektet e përbashkëta rajonale. Gjosha, Haxhinasto e Ahmetaj takojnë Jean Eric Paquet
English

Projektet e përbashkëta rajonale. Gjosha, Haxhinasto e Ahmetaj takojnë Jean Eric Paquet

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha, Ministri Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj zhvilluan sot, një takim me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, z. Jean Eric Paquet si dhe përfaqësues të Delegacionit Evropian në Shqipëri.

Forcimi i lidhjeve ekonomike rajonale dhe projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në 4 fushat konkrete (infrastrukturë, energji , SME investim në burime njerëzore , turizëm) ishin pikat kryesore të diskutimeve gjatë këtij takimi.

Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në integrimin e mëtejshëm të tij.

U ritheksua gjithashtu se përqasja ndaj problemeve politike, socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor, kërkon gjetjen nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian të zgjidhjeve të përbashkëta.

Z. Paquet, nënvizoi se është i nevojshëm një investim nga të dy palët: nga vendet e rajonit për të gjetur konsensusin për të investuar në atë çfarë është e rëndësishme në zhvillimin e rajonit, dhe nga vendet anëtare të BE-së dhe vetë BE-ja për ti mbështetur ato financiarisht.

Gjithashtu u theksua se përdorimi sa më efektiv i mekanizmave konkretë në lidhje me përzgjedhjen e projekteve, në nivel kombëtar dhe rajonal për të shfrytëzuar sa më mirë burimet financiare që mund të përthithen për realizimin e tyre.

KOMENTE