Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama viziton nga afër ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimit “Mësues për Shqipërinë”
English

Rama viziton nga afër ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimit “Mësues për Shqipërinë”

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministrja Nikolla vizitoi sot pasdite ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimit, ku ndoqi nga afër zbatimin e masave të sigurisë në procesin e hartimit të testeve të mësuesisë që do të zhvillohet nesër për kandidatet që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Kjo risi zbatohet në kuadër të vendosjes të një sistemi të ri që vendos kryefjalën tek cilësia, transparenca dhe meritokracia. Ministrja Nikolla u shpreh se korrupsionit i jepet përgjigjja e merituar me një të sistem të shëndetshëm, i cili i kthen autoritetin mësuesit, duke aplikuar kritere të forta miradministrimi dhe testimi. “Ky është një sistem i ri rekrutimi në arsim, një sistem besoj, që rikthen meritën, por ajo që është e rëndësishme, shëndetshëm dhe argument i fortë kundër korrupsionit për emërimet në arsim.”

Ministrja bëri të ditur se janë rreth 8100 mësues që kanë plotësuar portalin, të cilët do të testohen në 12 qarqet e vendit. “ Janë verifikuar të gjithë dosjet e tyre. Është bërë transparenca e nevojshme dhe publikimi për çdo qark. Testimi do të kryhet në 12 qarqet e vendit, përkatësisht në 29 vendtestime. Janë marrë të gjitha masat, në kushte të rrepta sigurie. - u shpreh ministria Nikolla.

Për të hartuar përmbajtjen e testit janë angazhuar pranë AKP-së 30 specialistë, vlerësues të certifikuar në profile të ndryshme, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, Instituti i Zhvillimit Arsimor dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit. Këta specialistë janë ngujuar në një nga ambientet e kësaj agjencie dhe monitorohen rreptësishtë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Ata nuk lejohen të kenë asnjë formë komunikimi me jashtë, duke mos pasur akses në internet, celularë apo të tjera mjete komunikimi. “Këtu është një kamera e gjithë institucionit. Këtu janë vendet ku janë aktualisht të gjithë mësuesit. Ata janë në kushtet e një sigurie dhe transparence të plotë, vëzhgimi të plotë. Këtu ka bllokues të zhurmuesve të celularit. Padyshim që celularët mungojnë. Nuk ka asnjë lidhje me internetin për të pasur një besueshmëri dhe siguri maksimale të operacionit të hartimit të tekstit dhe deri te çuarja në vendet e testimit. Ata do të dalin vetëm pasi të mbyllet procesi i testimit dhe të fillojë mbledhja e testeve në 29 qendrat e testimit. “ shpjegoi ministrja Nikolla.

KOMENTE