Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Rama-Meta dhe klientela e tyre e mbajnë çmimin e naftës në Shqipëri më të lartin në botë
English

Basha: Rama-Meta dhe klientela e tyre e mbajnë çmimin e naftës në Shqipëri më të lartin në botë

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike:

Ka vetëm një vend në Europë dhe në planet ku rënia 40 përqind e çmimit të karburanteve në tregun global nuk reflektohet thuajse fare në çmimet e karburanteve në tregun e brendshëm. Ky vend është Shqipëria e dyshes së oligarkëve, Rama-Meta.

Në njërën anë, janë taksat e larta që ka vendosur kjo qeveri, ndër më të lartat në Europë e në botë.Në anën tjetër është kontrabanda, nxitur dhe koordinuar nga qeveria, nga kupola mafioze qeveritare me klientët e saj që operojnë në fushën e prodhimit, importimit dhe tregtimit të karburanteve. Qeveria, me vetëdije, i lejon këta kliente të blejnë 40% më lirë dhe t’ja shesin popullit 40% më shtrenjtë.

Sot, kam dalë në këtë foltore për një problem jashtëzakonsht të mprehtë që prek ditë për ditë jetën e qytetarëve shqiptarë, mirëqënien e tyre, kursimet e tyre, bukën e gojës, dhe thellon mjerimin dhe varfërinë e më të pamundurve mes nesh.

Në gjithë botën, prej më shumë se 3 muajsh çmimi i naftës ka hyrë në një spirale të përshpejtuar rënie. Sot në tregjet botërore nafta është rreth 40 përqind më e lirë se tri muaj më parë.

Konsumatorët kudo në botë po blejnë sot nënprodukte nafte me çmim më të lirë, ç’ka ndikon drejtpërsërdrejti në mirëqenien dhe rritjen e kursimeve në xhepat e tyre.

Ata po kështu po përfitojnë nga çmime më të ulura që vijnë nga ulja e kostove të mallrave e shërbimeve, të cilat e kanë transportin një zë përbërës nga më të rëndësishmit e këtyre kostove. Kjo ka rritur fuqinë blerëse dhe po jep ndikim edhe në rritjen e konsumit kudo në botë.

Ka vetëm një vend në Europë dhe në planet ku rënia 40 përqind e çmimit të karburanteve në tregun global nuk reflektohet thuajse fare në çmimet e karburanteve në tregun e brendshëm.

Ky vend është Shqipëria e dyshes së oligarkëve, Rama-Meta.

Çmimi i karburanteve në Shqipëri vazhdon të jetë ai që ka qenë tre muaj më parë, ndër më të lartët në botë. Jo pak më i lartë, por shumë më i lartë se çmimi në vendet e zhvilluara të Europës. Dhe kur fuqia blerëse e shqiptarëve është 3 herë më e vogël se fuqia blerëse mesatare e konsumatorëve Europianë atëherë çmimi i naftës në Shqipëri përbën një rekord “Guiness”.

Pse nuk reflektohet në Shqipëri ulja me 40 përqind e çmimit të karburanteve në tregun global?

Arsyeja është e dyfishtë: Në njërën anë janë taksat e larta që ka vendosur kjo qeveri, ndër më të lartat në rajon, Europë e në botë.

Në anën tjetër është kontrabanda, evazioni, informaliteti gjigand, i lejuar, nxitur dhe koordinuar nga qeveria, nga kupola mafioze qeveritare me klientët e saj që operojnë në fushën e prodhimit, importimit dhe tregtimit të karburanteve.

Qeveria, me vetëdije, i lejon këta kliente të blejnë 40% më lirë dhe t’ja shesin popullit 40% më shtrenjtë. Këto shuma marramendëse parash, që paguhen padrejtësisht nga konsumatorët, qytetarët shqiptarë, nuk shkojnë në arkën e shtetit, nuk shkojnë për rritjen e pensioneve, të rrogave, nuk shkojnë për rritjen e ndihmës ekonomike të qytetarëve në nevojë, nuk shkojnë për shkolla dhe spitale, nuk shkojnë për ndërtim infrastrukture, për hapje vendesh të reja pune, nuk shkojnë për dëmshpërblimin e pronarëve, të përndjekurve politike.

Këto para, thjesht dhe vetëm vidhen. Nga ata që e komandojnë këtë treg, nga duopoli qeveri-kliente.

Ky është një skandal i përmasave të panjohura më parë: skandal politik, skandal ekonomik dhe financiar, skandal i përmasave gjigande korruptive.

Ky megakorrupsion është ulur këmbëkryq në Shqipëri që me ardhjen e dyshes Rama-Meta në pushtet. Eshtë poshtërim dhe fyerje për shqiptarët që nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të pranojnë të vidhen e të varfërohen në mënyrë kaq cinike e të paskrupullt, vetëm e vetëm se qeveritarët kanë vendosur të pasurohen në kurriz të tyre.

Rama dhe Meta, qëndrojnë si taksidarë të pamëshirshëm mbi xhepat dhe ekonominë personale dhe familjari të cdo shqiptari.

Po varfërojnë përditë cdo vatër, e po majmen përditë ditë veta ata dhe klientela e tyre.

Shqipëria në këmbë, Shqipëria në protestë është e vetmja përgjigje për oligarkët!

KOMENTE