Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komuna Livadhja nderon me titullin “Qytetar Nderi i Komunës Livadhja”, z. Artan Didi
English

Komuna Livadhja nderon me titullin “Qytetar Nderi i Komunës Livadhja”, z. Artan Didi

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Artan Didi, iu dha titulli “Qytetar Nderi i Komunës Livadhja”. Në ceremoninë e rastit të zhvilluar ishin të pranishëm autoritetet vendore të Komunës Livadhja, përfaqësues të pushtetit vendor të Gjiroktastrës, Sarandës dhe Vlorës, Kryetarë të Komunave Dhivër, Finiq Aliko, Mesopotam dhe dhjetra banorë e nxënës të shkollës së mesme. Po ashtu ishte i pranishëm dhe Konsulli i Përgjithshëm Grek në Gjirokastër, Z. Nikos Kotrokois, si dhe përfaqësues nga pushteti vendor nga shteti fqinj Nënkryetarët e Bashkive të Igumenicës dhe Filatit.
Gjatë fjalës së tij Kryetari i Komunës Livadhja, Z. Dalani, vuri në dukje kontributin e dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në rritjen e sigurisë në këtë zonë të minoritetit, jo vetëm duke hapur postën e policisë në Komunën Livadhja, por dhe duke ndjekur nga afër shqetësimet e banorëve të zonës, me synim zgjidhjen e tyre. Z. Dalani theksoi gjithashtu se posta e policisë e ngritur në qendër të Livadhjasë, ishte një nga nismat që komuniteti e kërkonte prej vitesh, por vetëm tani u bë realitet, brenda 3 muajve, falë vizitave të njëpasnjëshme dhe të befasishme të vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
“Njeriu, i cili është i predispozuar për mirëqenien e një populli dhe të një qytetari të thjeshtë, është pikënisja e njeriut, i cili do të merret me problemet reale të komunitetit, të cilat janë qetësia, rendi edhe zhdukja e keqbërësve, në mënyrën e mirë të fjalës, nga komuniteti ynë.
Kishim disa vite rresht që na ishte bërë gangrenë vjedhja masive e shtëpive, pasi komuniteti ynë pjesa dërmuese siç e dini është në emigracion të përkohshëm, dhe posta e policisë të cilën ne e kemi për nder ta kemi këtu afër, ishte ajo që minimizoi mbi 80% vjedhjet.”- u shpreh Z. Dalani.
Po ashtu Kryetari i Komunës theksoi se pushtetit lokal i del detyrë në bashkëpunim me policinë dhe me organet e tjera ligjvënëse, të jenë gjithmonë në korrent me njëri-tjetrin, që qytetari të ndihet shumë i qetë dhe i sigurt, që biznesmenë vendas dhe të huaj të investojnë, me qëllim që të shtohet e ardhura dhe mirëqenia e këtij vendi.
Ndërkohë Konsulli i Përgjithshëm Grek në Gjirokastër, Z. Nikos Kotrokois, duke shprehur kënaqësinë për praninë në këtë ceremoni, shprehu falenderimet për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të gjithë bashkëpunimin, jo vetëm me autoritetet konsullore dhe diplomatike, por kryesisht me pushtetin lokal, me komunitetin lokal dhe me përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri.
“Në zonat e jugut të Shqipërisë ka pasur probleme dhe kryesisht probleme kriminaliteti. Për këto probleme kemi informuar, ashtu si konsullata edhe ambasada, autoritetet shqiptare, si dhe kemi përcjellë shqetësimet e popullatës së zonës. Me marrjen e detyrës nga i nderuari Drejtor i Përgjithshëm, por dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Z.Tahiri, pamë një rezultat të ndryshëm dhe reflektim të ndryshëm nga ana e Policisë së Shtetit shqiptar dhe një mirëkuptim akoma më të madh për problemet e qytetarëve minoritarë dhe paralelisht shtetas shqiptar që banojnë në Jugun e Shqipërisë. Në kuadër të kërkesave tona në këtë moment në Jugun e Shqipërisë kemi dy stacione policie një që u hap këtu në Livadhja dhe një në Jorgucat. Të dy këto stacione të policisë ndryshuar komplet problemet e sigurimit të zonës. Ky është një tregues i bashkëpunimit të ngushtë që kemi.”- u shpreh Z. Kotrokois.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duke shprehur falënderimet për vlerësimin e bërë nga Komuna e Livadhjasë, theksoi:
“Është një nder i veçantë për mua që nga ky Komunitet i respektuar për nga vlerat që mbart në vete më jepet titulli qytetar nderi i komunës së tyre. Është një nder i shtuar kur këtë vlerësim e bën një komunitet që të gjitha marrëdhëniet sociale dhe ekonomike që rregullojnë jetën e brendshme të tij dhe raportet me komunitetet e tjera dhe shtetin i ka ndërtuar dhe i mban të mbështetura në vlera, vlera njerëzore, vlera këto të treguara në historinë e afërt dhe largët të tij.
Ky është një moment i veçantë jo vetëm për mua, por dhe për të gjithë punonjësit e policisë që unë përfaqësoj, sepse ky vlerësim që më bëhet është njëkohësisht vlerësim për punën e punonjësve të policisë që shërbejnë në postën e Livadhjasë, të cilën vetëm disa muaj më parë e hapëm, gjithashtu është një vlerësim dhe për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi.
Është një moment për të kuptuar që komuniteti di të vlerësojë punën që bëhet në shërbim të tij. Komuniteti di të nderojë ata njerëz që punojnë me dëshirë dhe profesionalizëm për ta. Nëpërmjet këtij vlerësimi kaq bujar të popullit të kësaj zone kuptojmë se njerëzit nuk kërkojnë gjëra të jashtëzakonshme, nuk kërkojnë gjëra të pamundura, ata kërkojnë atë që u takon dhe mjafton vëmendja për ti dëgjuar dëshira dhe serioziteti për të plotësuar nevojat dhe vetëm për këtë, vetëm për faktin se ti ke bërë detyrën që të takon, vetëm se ti u ke dhënë shërbimin që meritojnë ata të nderojnë dhe të vlerësojnë kaq shumë. Dhe të mendosh se unë nuk kam bërë asgjë më shumë se detyra, asgjë më shumë se realizimi i një premtimi për tu dhënë atë që u takonte për të ngritur një postë policie pranë kësaj komune, e cila do tu afrojë banorëve të kësaj zone ndihmë dhe shërbime për të parandaluar veprat penale dhe garantuar zbatimin e ligjit.
Por edhe kjo meritë nuk është vetëm e imja pasi ishte një interesim i vazhdueshëm i Z.Kryeministër për premtimin e dhënë para këtij komunitetit, ishte interesimi i Z.Ministër të Brendshëm, i cili mori pjesë dhe në inaugurimin e kësaj poste.
Tani, jam unë ai që jam në vështirësi, pasi më duhet të mbaj këtë titull, që më dhanë këta banorë me nder, më duhet t’ia shpërblej këtë nder këtij populli dhe për këtë do të më duhet edhe ndihma Juaj. Puna ime për ti shërbyer komunitetit të kësaj zone tani fillon.”
Një dhuratë simbolike i është dorëzuar Z.Didi në emër të banorëve të 15 fshatrave dhe drejtuesve të kësaj komune Kolosi i Rodosit, perëndisë diell, duke i thënë që rruga e tij të ndriçohet. Ndërkohë edhe deputeti Andrea Marko ka vlerësuar funksionimin e kësaj poste policore ç’ka ka treguar se komuniteti i banorëve ndihet më i sigurt. Jo pa qëllim aktiviteti për dorëzimin e këtij titulli është bërë në një prej lokaleve që para çeljes së kësaj poste kishte rënë pre e grabitësve. Më pas Z. Didi ka vizituar edhe shkollën e kësaj komune.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe Zv/Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Haki Çako, Z. Altin Qato, Z. Genc Merepeza, Drejtori i Akademisë së Policisë Z. Bilbil Mema, Shefi i Misionit PAMECA, Z. Giorgio Butini, Drejtorët e Policisë së Qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, si dhe drejtues të institucioneve të tjera ligjzbatuese të qarkut.

KOMENTE