Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Nishani, propozon Gent Sejko, për guvernator të Bankës së Shqipërisë
English

Presidenti Nishani, propozon Gent Sejko, për guvernator të Bankës së Shqipërisë

Presidenti Nishani dekreton propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, për Gent Sejko.

ARSYETIM
i Dekretit “Për Propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Presidenti i Republikës, bazuar në nenin 161, pika 2 të Kushtetutës, pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, njoftoi fillimin e proçedurës së emërimit të Guvernatorit të ri.

Për këtë qëllim, përmes një njoftimi të bërë publik, Presidenti i Republikës ftoi të gjithë shtetasit shqiptarë, përfshirë dhe ata nga diaspora, të shprehnin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për të kandiduar për këtë funksion, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në përfundim të kësaj faze, depozituan kërkesat e tyre 42 aplikantë, të cilat iu nënshtruan një proçesi vlerësimi nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore.

Në vijim, bazuar në listën e kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore si dhe me synim arritjen e standardeve më të larta për përzgjedhjen e kandidaturës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës zhvilloi një proçes informimi dhe diskutimi me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe opozitës.

Në përfundim të këtij proçesi, duke vlerësuar me seriozitetin maksimal kandidaturat e paraqitura vendosa të dekretoj propozimin e zotit Gent Sejko në pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Në kandidaturën e zotit Gent Sejko, si një konkurrues që vjen nga rradhët e sistemit bankar, vlerësova përvojën menaxheriale, formimin e lartë profesional, edukimin dhe integritetin moral, të cilat në mënyrë të përmbledhur paraqiten më poshtë:

Zoti Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 – Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie. Gjithashtu, zoti Sejko ka kryer studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master në Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Menaxhim Financiar (MAcc) të kryer pranë Universitetit të Glasgow-t, Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës, Skoci, Mbretëri e Bashkuar, përgjatë periudhës Shtator 1996 – Tetor 1997 ku ka mbrojtur temën e dizertacionit për: “Roli i bankave dhe privatizimi i bankave në ekonomitë në tranzicion”.

Zoti Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993-1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo Joint venture që operonin në Shqipëri.

Përgjatë periudhës Qershor – Gusht 1996, Zoti Sejko ka qënë pjesëmarrës në ekzaminimet e Bankave tregtare në SHBA, Iowa, Chicago, përkatësisht në Federal Reserve Bank, Departamenti i Mbikëqyrjes.

Përgjatë Tetor 1997 – Janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Kryeinspektorit të mbikëqyrjes, si përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS.

Zoti Sejko ka punuar pranë firmës DELOITTE & TOUCHE, në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000, si auditor i lartë dhe konsulent, ku ka mbuluar detyrën e përgjegjësit për menaxhimin e procesit të auditimit.

Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë duke qënë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator.

Zoti Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e Drejtorit të kësaj dege në periudhën Shtator 2001 – Qershor 2002.

Në periudhën Qershor 2002- Qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të sektorit të ekzaminimeve në vend.

Zoti Sejko ka pasur eksperiencë pune pranë Bankës RAIFFEISEN në periudhën Korrik 2004 – Maj 2007 në pozicionin e Drejtorit të Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Përputhshmëria dhe Marrëdhëniet me Qeverinë.

Në vijim, ka punuar në RAIFFEISEN LEASING. Sh.A., në periudhën qershor 2007 – nëntor 2008, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Ndërsa në periudhën nëntor 2008 – korrik 2010 ka punuar si Drejtor i Divizionit të Korporatave pranë Bankës RAIFFEISEN BANK, ku krahas detyrave të poshtëshënuara ka qënë dhe Anetar i Komitetit të Kreditit të Bankës, Anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Aktiv Pasiveve, Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Raiffeisen Leasing dhe Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Fondit të Pensioneve.

Korriku i vitit 2010 dhe aktualisht e gjen zotin Sejko në pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Retail dhe Rrjetit të Degëve, pranë Bankës “SOCIETE GENERALE ALBANIA” ku mbulon një seri detyrash dhe është anëtar i Komitetit të Menaxhimit të aktiv-pasiveve, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të SG Leasing dhe anëtar i Komitetit të Kreditit të Bankës.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Eksperienca mbi 20 vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz që arrin standartet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Me respekt,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

KOMENTE