Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta fton në Tiranë kryetarin e ri të Kuvendit në Kosovë
English

Meta fton në Tiranë kryetarin e ri të Kuvendit në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta uron Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli.

Z. Meta i ka uruar suksese z. Veseli në detyrën e tij të re dhe të gjithë parlamentarëve të Kosovës gjatë kësaj legjislature. Z. Meta bëri me dije se Kuvendi i Shqipërisë është përkrah Kuvendit të Kosovës në rrugëtimin evropian të përbashkët dhe shprehu gatishmërinë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

“Dëshiroj t’i uroj suksese z. Veseli në detyrën e tij të re dhe urime të gjithë parlamentarëve të Kosovës gjatë kësaj legjislature. Kuvendi i Shqipërisë është përkrah Kuvendit të Kosovës në rrugëtimin evropian të përbashkët. Jemi të gatshëm të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë”, ka thënë Kryetari i Kuvendit në urimin e tij për homologun kosovar.

Gjithashtu, z. Meta vlerësoi Kuvendin e Kosovës, që ka një rol kyç në forcimin e institucioneve demokratike të vendit dhe shtoi se mirëpret z. Veseli në Tiranë së shpejti. Sipas Kryetarit të Kuvendit, Shqipëria mbështet avancimin e Kosovës drejt të ardhmes evropiane pa humbur kohë.

“Kuvendi i Kosovës ka një rol kyç në forcimin e institucioneve demokratike të vendit. Unë e mirëpres z. Veseli në Tiranë së shpejti. Shqipëria mbështet avancimin e Kosovës drejt të ardhmes evropiane pa humbur kohë”, tha z. Ilir Meta në mesazhin e tij për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli.

KOMENTE