English

Ish-prokurori Skënder Demiraj, ankohet për zbardhjen e saktë të vdekjes së të birit

Ish-prokurori Skënder Demiraj, me anë të një letre, i është drejtuar Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Kryeprokurorit Adriatik Llalla po ashtu edhe Kreut të Policisë Ministrit të brendshmëm Saimir Tahirit, ku i bën me dije se hetimet për ngjarjen ku humbi jetën djali i tij dhe 3 persona të tjerë nuk kanë shkuar siç duhej.

Demiraj pretendon se policia nuk ka ndërhyrë në kohë për t’i dhënë ndihmën e parë djalit të tij. Në letër ai akuzon policinë se nuk e kanë dërguar djalin e tij menjëherë në spital por e kanë lënë në brenda në makinë në pritje të ambulancës. Demiraj akuzon më tej policinë se nuk ka zbardhur mekanizmin e vrasjes së djalit të tij. Ai shkruan se ende nuk është sqaruar për mënyrën sesi mbeti i vrarë djali i tij në masakrën e 4 nëntorit.


Më tej ish-prokurori ka pretenduar në letër se pistoletë e gjetur në vendngjarje nga e cila nuk ishte kryer asnjë qitje nuk i përkiste djalit të tij ashtu sikurse deklaroi policia dhe prokuroria zyrtarisht pas krimit.
Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka derguar për gjykim dosjen me vrasjen e 4 personave. Gjithashtu mësohet se i akuzuari për vrasje Kostandin Xhuvani së bashku me shokun e tij Erald Sida, do të dalin përpara gjykatës më 11 Dhjetor.

KOMENTE